Kryeministri është peng i partnerëve të tij në koalicion - “Patriotët e Bashkuar”, dhe më konkretisht të liderëve të partive nacionaliste “Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë” (NFSB) Valeri Simeonov dhe të VMRO-së Krasimir Karakaçanov. Një mendim të tillë shprehu para BNR-së Orhan Tahir – jurist, politolog dhe aktivist me orgjinë rome, i cili banon që prej vitesh në Belgjikë.
Sipas tij VMRO dhe NFSB kanë përfituar nga protestat, të cilat janë kryesisht kundër GERB-it, që të marrin më shumë pushtet në kuadrin e koalicionit dhe e kanë arritur këtë. Megjithatë Orhat Tahir është i mendimit se qeveria do ta mbarojë mandatin e vet.
Ju rikujtojmë se dje pas mbledhjes së Koalicionit në pushtet lajmi se Bojko Borisovi do të mbetet kryeministër u shpall nga Valeri Simeonov.Këshilli për bashkëqeverisje shqyrtoi në mbledhjen e sotme projektbuxhetin për vitin e ardhshëm dhe propozimin për rotacionin e kryetarit të Kuvendit Popullor. Vendosja e një kryesimi i rotacionit të Kuvendit Popullor do të firmoset të mërkurën, më 29..
Rumania rinegocion me BE-në Planin e saj Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri Komisioni Evropian miratoi variantin e ri të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Rumanisë, njoftoi ministri për fondet evropiane Dragoș Pîslaru, i..
“Bullgaria shpreh solidaritet të fortë me Lituaninë pasi Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore evropiane, që është një shembull i qartë i një shkeljeje të qëllimshme të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të aleatëve dhe partnerëve..