Në moshën 87 vjeç vdiq trajneri i madh i basketbollit bullgar Ivan Kolev, njoftoi Federata e Basketbollit. Në qytetin e tij të lindjes Botevgrad Ivan Kolev arriti ta shndërrojë basketbollin nga një lojë për dëfrim në një spektakël të vërtetë sportiv.
Në vitin 1970 ai fitoi Kupën e Bullgarisë me skuadrën e Ballkanit. Katër vjet më vonë – në vitin 1974 për herë të parë e “eksportoi” titullin e kampionit jashtë Sofjes. Në vazhdim të disa viteve Ivan Kolev ishte trajner i kombëtares së basketbollit për meshkuj në Bullgari, me të cilët arriti të fitojë medaljet e bronzta në Kupën Botërore në Kolumbi.Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..