Në moshën 87 vjeç vdiq trajneri i madh i basketbollit bullgar Ivan Kolev, njoftoi Federata e Basketbollit. Në qytetin e tij të lindjes Botevgrad Ivan Kolev arriti ta shndërrojë basketbollin nga një lojë për dëfrim në një spektakël të vërtetë sportiv.
Në vitin 1970 ai fitoi Kupën e Bullgarisë me skuadrën e Ballkanit. Katër vjet më vonë – në vitin 1974 për herë të parë e “eksportoi” titullin e kampionit jashtë Sofjes. Në vazhdim të disa viteve Ivan Kolev ishte trajner i kombëtares së basketbollit për meshkuj në Bullgari, me të cilët arriti të fitojë medaljet e bronzta në Kupën Botërore në Kolumbi.Bashkim. Dhe gëzim, eufori, mbështetje, shpresë. Por mbi të gjitha, bashkim. Kjo u shkaktua nga triumfi i ekipit tonë kombëtar të volejbollit për meshkuj, i cili për herë të parë pas 55 vitesh arriti vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Volejbillit..
Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara..
Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..