Protestuesit iniciuan grumbullim nënshkrimesh për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev. Deri tani janë mbledhur 1 400 nënshkrime. Si çdo mbrëmje të pakënaqurit nga qeverisja u mblodhën në rajonin e Presidencës dhe të Këshillit të Ministrave, nga ku fillon demonstrata tradicionale deri në “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”). Më herët organizatorët e protestës nga “trioja e helmuar” deklaruan se nuk do ta ndërpresin trazirat e qytetarëve.
Në një letër dërguar mediave afro 170 shkencëtarë nga Akademia Bullgare e Shkencave gjithashtu bënë thirrje për dorëheqjen e qeverisë. Ata shprehën përkrahjen e tyre ndaj protestës, duke nënvizuar se kjo është forma e vetme e ligjshme e sjelljes publike.
Në kryeqytetin detar Varna kampi i çadrave po vazhdon të jetë në rrugën para Bashkisë. Në Pleven është organizuar një demonstratë me automjete përmes rrugëve qendrore dhe lagjeve të qytetit.Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..