Protestuesit iniciuan grumbullim nënshkrimesh për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev. Deri tani janë mbledhur 1 400 nënshkrime. Si çdo mbrëmje të pakënaqurit nga qeverisja u mblodhën në rajonin e Presidencës dhe të Këshillit të Ministrave, nga ku fillon demonstrata tradicionale deri në “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”). Më herët organizatorët e protestës nga “trioja e helmuar” deklaruan se nuk do ta ndërpresin trazirat e qytetarëve.
Në një letër dërguar mediave afro 170 shkencëtarë nga Akademia Bullgare e Shkencave gjithashtu bënë thirrje për dorëheqjen e qeverisë. Ata shprehën përkrahjen e tyre ndaj protestës, duke nënvizuar se kjo është forma e vetme e ligjshme e sjelljes publike.
Në kryeqytetin detar Varna kampi i çadrave po vazhdon të jetë në rrugën para Bashkisë. Në Pleven është organizuar një demonstratë me automjete përmes rrugëve qendrore dhe lagjeve të qytetit.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..