Në kuadrin e Forumit Strategjik në qytetin slloven Bled Kryeministri Bojko Borisov u takua me homologun e tij slloven Janez Janša. Në qendër të takimit të tyre ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh, si dhe tema të tjera aktuale dhe mbarevropiane, bëri të ditur zyra e shtypit pranë qeverisë.
Borisov vuri në dukje se Bullgaria e përshëndet vendimin që prioritet i Presidencës së ardhshme sllovene të Këshillit të BE-së të mbetet zgjerimi i Bashkimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është garanci për arritjen e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit për mbarë regjionin” – theksoi Kryeministri bullgar.Gjykata Kushtetuese në Shkup hapi një procedurë për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e protokollit nga mbledhja e dytë e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, njoftoi agjencia Mаkfаks...
Masat fiskale godasin familjet në Rumani në sfondin e një deficiti rekord Rumania po hyn në një periudhë të vështirë ekonomike dhe komentuesit parashikojnë që kriza do të zgjasë të paktën një vit. Që nga 1 gushti i këtij viti, në vend hyrën..
Në Prokurorinë e Qytetit të Sofjes u hap një hetim para-gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov, njofton BTA, duke iu referuar organit të akuzës shtetërore. Hetimi u hap më 19 maj pas një sinjali nga avokati Minço Spasov dhe ka të bëjë..