Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komunitetet pak të njohura në Bullgari

Alianët në Lludogorie - të njohur e të panjohur

Foto: arkiv personal

Ata vështirë lejojnë ndikime të jashtme, jetojnë me traditat e veta dhe me një përpikmëri ruajnë identitetin e vet. Alianët janë të fshehur në mister, kurse nganjëherë dhe me një moskuptim nga ana e të tjerëve. Janë të shpërndarë në pjesë të ndryshme të Bullgarisë - më tepër në Rodopet Lindore dhe në Bullgarinë Verilindore, kurse numri i tyre nuk kalon 55 mijë veta. Komunitetet aliane popullojnë dhe Lludogorien, e cila ka shpalosur fushat e veta pjellore në rrafshinën e Danubit, ku prej shekujve bashkëjetojnë me popullsinë bullgare në paqe dhe mirëkuptim.

Doktoresha Nadije Karagjozova është nga fshati Biserci /bashkia e qytetit Kubrat/ dhe është rritur në këtë komunitet. Pohon se pavarësisht nga afërsia e madhe me njerëzit vendas, ata shumë rrallë e ngrenë perden drejt botës së tyre të mbyllur.

Por, cilët janë alianët?

“Ata janë një enigmë e madhe dhe sot e kësaj dite, tregon historiania vendase doktoresha Karagjozova. Ata quhen akoma alevii, sepse që të dyja emërtimet janë të lidhura me Shën Aliun e nderuar prej tyre.  Alianët bullgar janë një degëzim i shiizmit /Shia/ - një rrymë kryesore në Islam, që e ka zanafillën e vet që në shekullin e 7 si një kundërshtim i sunizmit. Nga historia dihet se, një pjesë nga paraardhësit e tyre janë nisur nga territori i Iranit të sotëm dhe janë vendosur në Ludogorie dhe në Rodopet Lindore, të cilët kanë qenë në territoret e Perandorisë Osmane”.


Thonë se, alianët janë mistikët e Islamit. Ata besojnë në komunikimin personal me Zotin përmes një gjendjeje të përafërt me ekstazën. Gratë nuk mbajnë ferexhe dhe marrin pjesë në ritualet në mënyrë të barabartë me meshkujt. Dhe akoma - ky komunitet i vogël mysliman nuk shkon nëpër xhamitë dhe medresetë. Alianët nderojnë me qirinj, verë dhe kurbane shenjtorët e vet nëpër turbet ose teket /komplekse rituale myslimane/ të shpërndara nëpër Bullgari.


“Bën përshtypje po kështu se tek ata burri dhe gruaja janë me të drejta të barabarta. Dhe vleratnjerëzore si barazi dhe liri janë të shtrira gjerësisht në besimet e tyre. Kjo është e dukshme nga vallëzimet e tyre rituale - plotëson Nadie Karagjozova. Në fshatin tim të lindjes Biserci, gjatë historisë së tij afro 600 shekullore, bashkëjetojnë të krishterë dhe myslimanë, ku komuniteti më i madh është ai alian. Unë kam mësuar deri në klasën e 8 në fshatin Biserci dhe më besoni, deri më sot e kësaj dite nuk mbaj mend të ketë pasur ndonjë konflikt etnik si dhe tension në fshatin tonë.”

Tradita e alianëve nga Lludogorie janë të përmbushura me shumë ngjyrë, por dhe me një simbolikë të thellë, shpesh të pakuptueshme nga bota tjetër. Zonja Karagjozova prej viteve studion dy nga festat më të mëdha të alianëve, të përfshira jo rastësisht në listën e “Thesareve të gjalla “ të UNESKO-s.

“Le të fillojmë me festën “Hëdërlez”. Ajo përkon me festën tonë ortodokse të Shën Gjergjit më 6 maj. Vallëzohet një valle ushtarake me gjeste të ndryshme mimike. Grupi “i armatosur” me shkopinj prej shelgu, shkon rreth e rrotull fshatit Biserci 3 herë duke i rënë në sup çdo një njeriu të takuar për shëndet, dhe janë të zbukuruar me rruaza dhe me qime kali. Marrin pjesë vetëm vajza të reja, të veshura si ushtarake ose në veshje të rënda e të bardha.


Festa tjetër shënon Vitin e Ri të lashtë Persian më 21 mars. Ajo është e njohur si “Nevruz”. Në të interpretohet një valle riti - vallja e ashtuquajtur “semah” me lëvizje të bukura, të ngadalta, mistike. Me këtë ritual përshëndetet dielli dhe shënohet fillimi i ri, zgjimi i nënës Tokë, ku theksi vihet mbi lidhjen e njeriut me natyrën.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milen Mitev, Drejtori i Përgjithshëm i BNR: Auditori ynë duhet të dijë për bullgarët në mbarë botën

Te data e sotme, është e vështirë të thuhet se shteti ka një strategji të qëndrueshme dhe të qëllimshme për bullgarët në mbarë botën dhe ruajtjen e njohurive për fisin dhe gjuhën bullgare. Përkundrazi, secila prej mediave bën atë që mundet dhe atë që..

botuar më 24-06-20 5.17.MD

Ekspozita e fotografive “Pafajësia pa kufij” na tregon botën e fëmijëve refugjatë

Në Ditën Botërore të Refugjatëve – 20 qershor, në orën 11:00 në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes do të hapet zyrtarisht ekspozita fotografike kushtuar fëmijëve refugjatë me titull “Pafajësia pa kufij”. Veprimtaria organizohet nga UNICEF,..

botuar më 24-06-20 5.10.PD
Brukseli, janari 2024

Si do të ndryshojë politika evropiane me përbërjen e re të PE

Pas zbardhjes së rezultateve të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian (PE), tashmë ka nisur “beteja për pushtet”. Në pamje të parë duket se kontrolli do të mbetet në koalicionin mes Partisë Popullore Evropiane, Socialistëve dhe Demokratëve dhe “Rinovo..

botuar më 24-06-19 2.30.MD