Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëpër gjurmët e bullgarëve në Italinë Mesjetare

Një film i ri dokumentar hedh dritë mbi historinë e Alcekut dhe gjurmën bullgare në Apenine

4
Kështjella Castropiano, për të cilën thuhet se gjatë Mesjetës ka qenë bullgare
Foto: Ivo Ivanov

Vendbanimet dhe krahinat italiane, për të cilat pohohet  se kanë një prejardhje bullgare, janë më të paktën rreth 100. Pjesa më e madhe janë të vendosura në jug nga Roma. Kurse më i njohuri midis tyre  ështëCelle di Bulgherianë provincën Salerno. Është interesante se popullsia autoktone me krenari  e quan veten “trashëgimtarë të bullgarëve”. Cilët janë këta njerëz dhe cila është ajo fije e cila i lidh me Bullgarinë? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e kërkon filmi i ri dokumentar “Alcek dhe bullgarët në Italinë mesjetare”, premiera e të cilit është më 10 shtator.

“Shkaku që të xhirojmë filmin është prania e dy nekropoleve interesante në Campochiaro - një qytezë në Italinë Jugore. Arkeologët i zbuluan në fund të viteve 80 të shekullit të 20 - tregon skenaristi i filmit Ivo Ivanov, i cili është gazetar në Radio Bullgarinë.

Nekropoli Morione afër Campochiaro, ku janë gjetur varrezat e vjetra bullgare

Gjatë kohës së gërmimeve arkeologjike befasisht në Campochiaro zbulohen varreza me ushtarë të varrosur bashkë me kuajt e tyre si dhe me të gjithë arsenalin e tyre luftarak. 99% është e sigurt, se këto varreza janë të lidhura me proto-bullgarët në Itali. Dhe që këtu fillon e gjithë enigma!” - pohon Ivo Ivanov.

Shkencëtarët i lidhin rrënjët bullgare të popullsisë autoktone vendase me Alcekun, për të cilin  supozohet se është vëllai i hanit Asparuh.Sipas tyre shumë pak para sehani Asparuh të themelojë  Shtetin e Parë Bullgar gjatë vitit 681, Alcek vendoset në tokat e Mbretërisë Langobarde.

“Kështu rastis qënë fillim të shekullit të 7 këta bullgarë gjenden në krahinën Molise.Ata janë përdorur si mercenarë - sqaron Ivo Ivanov. Filmi tregon sesi janë gjendur aty. Në fakt fati i tyre fare nuk ka qenë i kollajtë! Ata vendosen në territorin e Italisë së sotme si refugjatë, sepse kanë ikur nga Haganati i Avarëve. U kanë qenë nënshtruar persekutimeve në shtetin e frantëve në Bavari dhe kështu bëhen aleatë të langobardëve. Ata i dërgojnë në front kundra Bizantit, sepse në atë kohë langobardët dhe bizantinët luftojnë në Italinë Jugore.”

Filmi “Alcek dhe bullgarët në Italinë Mesjetare” na çon në qytezënCelle di Bulgheria, në qendrën e së cilës  ngrihet monumenti i Alcekut.

“Aty u takuam  me shumë njerëz interesantë, të cilët kanë ruajtur jo vetëm emrin e vendit të tyre të lindjes Celle di Bulgheria, por dhe të malit të afërm Monte Bulgheria - thotë Ivo Ivanov. Vendasit ruajnë gojëdhënat  për bullgarët, të cilët kanë qenë aty. Por, mbase paraardhësit tanë  janë vendosur në rajon më herët nga Alcek. Supozohet se gjatë kohës së luftërave të gotëve aty ka pasur  bullgarë, të cilët shkojnë si mecenatë në ushtritë e Belisariusit . Por e gjithë kjo është një gërshetim mjaft i vështirë dhe i ndërlikuar në kohë”.

Akoma gjatë viteve 40 të shekullit të 20 historiani italian profesori Vincenzo D’Amiko njofton se më shumë se 700 qyteza në Apeninet janë të themeluara nga proto-bullgarët. Ivo Ivanov tregon sesi përpara më shumë se 30 vjetëve ndeshet në punimet dhe studimet e tij në Bibliotekën Kombëtare në Sofje.

“Doktori D’Amico është mjek, një personalitet i rilindjes me interesa të shumta, ka qenë historian vendas. Dhe ai i fillon studimet e veta, sepse kur i ka pyetur pacientët e vet nga rrethet fqinje se cilët janë, nga ku vijnë, ata i përgjigjen - “Ne jemi pasardhës të bullgarëve!” Që aty nis dhe interesi i D’Amicos ndaj kësaj fije historike. Ka diçka interesante që ne e xhiruam në filmin tonë - ky është Muzeu i Kostumeve në Molise. Spektatorët do të shikojnë se ka kostume të shkëlqyera të shpëtuara deri në fillim të shekullit të 20 në të cilat duket qartë prania folklorike bullgare.

Në muze janë paraqitur dhekostume shqiptare. Për mua kjo ngre pyetje të tjera të reja, të cilat ia vlen që t’i studiojmë. Dhe ne mbase do të bëjmë një film tjetër për këto veshje popullore si dhe për këtë lidhje” - tha në përfundim Ivo Ivanov, autor i filmit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Ivo Ivanov dhe mfa.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Foto: Pixabay, wikipedia.org;
kolazhi: Ivan Petrov

Ljuben Karavellovi dhe lufta e popullit shqiptar për pavarësi

Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..

botuar më 24-11-28 7.00.PD

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Heraklea Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD