Filloi dita e 73 e protestave permanente antiqeveritare me kërkesa për dorëheqjet e Kryeministrit, Kryeprokurorit, Kryetares së Parlamentit dhe për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Mbrëmja e 72 e protestave në Sofje kaloi qetë, pa tension dhe incidente, transmetoi BNR.
Me rastin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor një prej liderëve të protestave avokati Nikollaj Haxhigenov komentoi: “Ata janë gati të bëjë çmos që t’i bëjnë vetë zgjedhjet... Tërë cirku gjatë 70 ditëve të fundit ka qëllim që Bojko t’i numërojë vetë fletëvotimet”.
Protestuesit zhvilluan gjithashtu një procesion dhe vendosën një transparant para përfaqësisë së Komisionit Evropian në Sofje me thirrje ndaj BE-së për të treguar pozitën e tij ndaj kërkesave të protestuesve.
Gjatë procesioneve të zakonshme të natës përkohshëm u bllokuan udhëkryqe kryesore në kryeqytet.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..