Në detin afër Burgasit u zbulua një pjesë prej thesarit më të madh prej qelqi të zhytur në pjesën bullgare të Detit të Zi, transmetoi BTA. Ndër zbulimet në fundin detar në gjirin “Çengene Skele” afër kepit Çiroza ka dhjetëra pjesëza prej enësh prej qelqi me cilësi të jashtëzakonshme. Më shumë janë gotët e verës.
Arkeologët supozojnë se ato janë prodhuar në shekullin e 17, ndoshta në Itali. Sipas hipotezës së punës thesari prej qelqi ka udhëtuar me një anije, e cila është ndeshur me një shkëmb nënujor dhe është zhytur. Studiuesit mendojnë se në qoftë se studimet nën ujë po vazhdojnë mund të lokalizohet dhe vetë anija, me akoma mallra. Dihet se që prej vitesh palombarët kanë zbuluar në këtë rajon artefakte të ndryshme.
Studimet janë bërë me përkrahjen e Bashkisë së Burgasit.Ringjallja e shtetit bullgar pas pesë shekujsh sundimi osman është lidhur me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876 dhe Organizatën e Brendshme Revolucionare të themeluar më parë nga Vasill Levski . Pas Traktatit të Berlinit të vitit 1878,..
Përfunduan kërkimet arkeologjike nënujore në Gjirin Taukliman (i njohur edhe si Gjiri i Shpendëve), i cili ndodhet rreth 6 km në verilindje të Kepit Kaliakra. Në rrethinat e tij u lokalizuan dhjetëra objekte arkeologjike me vlerë të madhe historike:..
Gjatë gërmimeve të shpëtimit në nekropolin perëndimor të qytetit të lashtë të Heraclea Sintica pranë fshatit Rupite, arkeologët hasën në një zbulim unik: një fytyrë të gdhendur në mermer me mjeshtëri të jashtëzakonshme mbi një gur varri. Zbulimi ndodhi..