Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja ka tramvaj me 100 fytyra

Foto: stolica.bg

Prej disa ditëve kryeqytetasit po vënë re një mjet transporti mjaft kureshtar - bëhet fjalë për një model të zakonshëm të vjetër të një tramvaji i cili lëviz nëpër vijën e numrit 11, por i mbuluar me piktura të ...fytyrave njerëzore. “Art tramvaji” është i pikturuar nga piktori i rrugës Aleksi Ivanov me idenë të provokojë imagjinatën e njerëzve. Artisti i grafiteve vetë i ka financuar materialet.

E quajta 100 fytyra”, që është një farë loje me fjalën kryeqytet. Me të vërtetë pikturova mbi 100 fytyra mbi tramvaj - të njerëzve  me ngjyrë të ndryshme të lëkurës, të muzikantëve, të njerëzve me të meta, të dentistëve, bojaxhinjve. Në përgjithësi të gjithë të cilët pasqyrojnë shoqërinë në të cilën jetojmë,” deklaron Aleksi përpara gazetës “Dnevnik”. Prej 3 vjetëve Aleksi jeton në Sofje dhe punon në një dyqan që të mund të nxjerrë bukën e gojës dhe të mund të blejë bojëra, kurse tramvaji me 100 fytyrat është projekti i tij i parë më serioz.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në Varna na çon në gjurmët e kafshëve që po zhduken në Bullgari

Deri më 29 gusht 2025, banorët e Varnës dhe mysafirët e qytetit të Detit të Zi mund të vizitojnë ekspozitën udhëtuese "Gjurmët e Zhdukjes" në Muzeun e Historisë Natyrore në qytet. Ekspozita është pjesë e një fushate kushtuar ruajtjes së specieve të..

botuar më 25-08-12 5.45.PD

Rreziku i parave të falsifikuara! Si t’i dallojmë ato?

Një tendencë e re në falsifikimin e parave – më shumë janë kartëmonedhat e falsifikuara prej 100 levash, me portretin e Aleko Konstantinovit, ndryshe nga disa vite më parë kur më të falsifikuarat ishin ato prej 20 levash. "Këtë e tregojnë të..

botuar më 25-08-11 6.55.PD

Me hapjen ndaj botës, bullgari po ndryshon kulturën e tij të të ushqyerit

Profesioni i kuzhinierit po bëhet gjithnjë e më prestigjioz, dhe njerëzit që merren me të duhet ta duan vërtetë, sepse orët e punës janë të shumta, ngarkesa dhe përgjegjësitë – gjithashtu. Mbrojtësi qiellor i kuzhinierëve është Shën Lorenci – një..

botuar më 25-08-10 8.00.PD