Maratonistët Jozef Sbaj dhe Raduan Nuini fituan në edicionin e 37-të të Maratonës së Sofjes. Të dy ata e kaluan trasenë për 2 orë, 13 minuta dhe 3 sekonda. Fotofinishi tregoi se fitues është Jozef Sbaj.
Te femrat fituese u bë ukrainase Viktorija Hapillina, e cila kapërceu distancën e maratonës për 2 orë, 27 minuta dhe 59 sekonda.
Edicioni i sivjetshëm i kësaj veprimtarie sportive startoi në orën 9.30 nga sheshi “Batenberg” me mbi 2 700 pjesëmarrës në distancat nga 42, 21 dhe 10 kilometra.
Për shkak të epidemisë së koronavirusit nuk u zhvillua starti masiv në 3 kilometra.
Organizatorët e nismës “Sofja – kryeqytet evropian i sportit” vendosën që për çdo maratonist që startoi të ndajnë nga 1 levë për ndërtimin e sheshit sportiv për fëmijë me autizëm. Terreni tashmë është i miratuar dhe është i siguruar falas.
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..