Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Janko Janev – piktori i cili na çon nëpër bukuritë e Bullgarisë

4
Pallati në qytetin Ballçik

“Bukuria e Bullgarisë” kështu titullohet vargu i pikturave me të cilat piktori Janko Janev fiton më fortë dashurinë e publikut. Në to çdo një mund të gjejë skajin e vet të dashur në vendin tonë të bukur-me prekjet dhe shpirtin e tij. Këtu janë sheshi i lashtë me kullën e sahatit në qytetin Trjavna, kisha ruse në qendër të Sofjes, pallati në qytetin Ballçik, malet, shtëpitë e vjetra me oborre të rregulluar e të zbukuruar... Pikturat e tij evokojnë një ndjenjë harmonie, qetësie dhe kënaqësie nga bota përreth nesh. Me kalimin e viteve piktori preferon të punojë me ngjyra gjithnjë e më të ngrohta dhe të ndritshme, gjë të cilën ai e shpjegon me praktikat shpirtërore, të cilat ushtron.  Dhe megjithëkëtë, çfarë frymëzon më tepër trishtimi apo lumturia?

“Njeriu nuk rritet vetëm me mendime të lumtura. Kjo është si një karamele për mua. Katarsisi kalon nëpër një shteg vetëvlerësimi, trishtimi, pendimi...Mendoj se të dyja plotësojnë njëra tjetrën. Por, në fund të fundit ne duhet të jemi pozitiv”, është më se kategorik krijuesi.

Stuhia dhe pasioni pas artit e pushton Janko Janevin papritmas. “Unë nuk e mbaj mend se kur kam filluar të pikturoj”, tregon ai. Në vend të kësaj, kjo prirje vendoset në jetën e tij përgjithmonë dhe drejton dhe cakton rrugën e tij profesionale. Ai përfundon arsimin e vet aty diku në buzë midis socializmit dhe demokracisë - gjatë vitit 1988. “Në fakt, ne e përfundonim universitetin të papunë. Gjërat qenë mjaft të pasigurta dhe shumë shpejt pas kësaj filluan ndryshimet,” kujtohet Jankoja. Në kohën e re ai zbulon mundësi të reja. Krijon firmë. Krahas me pikturat e veta, ai shet riprodhime, të cilat janë më të pranishme për auditorin e gjerë . Një shtëpi botuese e fton të bëjë kalendarin e parë nga një piktor i ri. Deri në atë moment janë botuar të tilla të piktorëve të njohur, të cilët mbeten shpesh të pa kuptuar, sqaron Janev. Ky kalendar ve fillimin e ciklit “Bukuria e Bullgarisë”. Rreth punës së rëndë mbi kalendarët-nganjëherë boton nga 4-5 në vit - Jankoja kapet dhe me realizimin e tyre në treg. E pyes nëse në Bullgari mund të “nxirret buka e gojës me art”. “Është një punë shumë e vështirë që të jetohet thjesht me art. Por, unë nuk jam i sigurt, se ndonjëherë ka qenë më e ndryshme -përgjigjet piktori. Ai është i bindur se në qoftë se një krijues, i cili është i liruar nga mendimet e tepërta dhe ka biznes ide të mira , mund të arrijë rezultate tepër të mira. Po të kthehemi drejt artit . Cilat janë etapat më të rënda e të vështira gjatë krijimit të një pikture? Fillimi dhe fundi-është i bindur piktori:

“Vet ideja, gërshetimi i njëfarë konkretësie me këtë, të cilën ti e dëshiron të shprehësh në këtë pikturë, gjithmonë është e ndërlikuar. Pas kësaj çdo gjë ndjek rrugën e vet. Vet piktura fillon të të drejtojë. I vështirë është dhe momenti i fundit - të mund të ndihesh momentin kur të ndalosh.”

Janko Janevi i formon pikturat e tij me bojëra vaji dhe akuarel, por peshorja anon drejt vajit:  

“Teknika e akuarelit është mjaft e vështirë dhe nuk mundem të them se mundet të shpreh çdo gjë. Përveç kësaj klientët të cilët i ka çdo një krijues, e pranon pikturimin me bojëra vaji për më serioz, më të rëndë, kurse dhe përmasat në të mund të jenë më të mëdhenj. Unë gjithmonë kam pëlqyer të dyja teknikat, por sikur ajo me bojëra vaji më dha mundësi më të mëdha dhe si shprehi dhe si format.”

Stilistika e vet Janko Janevi është shumë planesh dhe madje dhe i papritur - ndryshimi i këndvështrimit jep mundësi të reja për perceptimin e botës:

“Njerëzit më njohin në bazë të projekteve të mia më të njohura-kartolina, kalendarë dhe riprodhime, të cilat janë mjaft realiste, kurse po kështu në stilin realizëm magjik ose surreal. Por, unë bëj dhe gjëra mjaft abstrakte. Mendoj se, njeriu nuk duhet të kufizohet në një ose dy stile - tha Janko Janevi në një intervistë për “Radio Bullgarinë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD