Kisha Ortodokse Bullgare feston sot, më 27 dhjetor, kujtimin e Shën Stefanit, martiri i parë i krishterë. Në troparin i cili interpretohet për nder të Shën Stefanit, thuhet:
“Ti ke bërë vepra të mira, martir i mirë i Krishtit dhe i apostujve, dhe ke qortuar ligësinë e torturuesve, i vrarë me gurë nga duart e të pabesit, ke pranuar kurorë nga dora e djathtë e Atij që Qëndron Lartë dhe iku duke i thirrur Zotit: O Zot, mos e respekto këtë mëkat të tyre”.
Siç është shënuar në jetëshkrimin e Shenjtorit, Stefani ishte i zellshëm në shërbim, një model mirësie dhe durimi. Ai ishte ndër shtatë dhjakët e parë të shuguruar nga apostujt e parë. Në ngjashmëri të Krishtit dhe të nxënësve të tij, Shën Stefani ka mundur të bëjë çudira duke i vënë duart e tij mbi të sëmurët dhe ata janë shëruar. Ai ishte ndër ndjekësit më të zellshëm të doktrinës dhe me fjalët dhe veprat e tij konvertoi gjithnjë e më shumë njerëz në krishterim.
Udhëheqësit hebrenj vendosën ta parandalojnë këtë. Ata bënë shpifje për Stefanin, e vendosën turmën e njerëzve kundër tij dhe e thirrën në gjyq. Në mbrojtje të fesë ai hyri në një polemikë me të parët, duke i akuzuar për vrasjen e Shpëtimtarit. Të inatosur nga fjalët e tij, ata e nxorën jashtë qytetit, ku e vranë me gurë. Gjatë gjithë kohës arkidhjaku lutej që Krishti të merrte shpirtin e tij. Kjo ka rastisur gjatë vitit 37 nga kalendari i ri. Mes më të ashpërve në turmë ka qenë një djalë me emrin Savel, i cili më vonë pranoi krishterimin dhe u bë një predikues i zellshëm - Apostull Pali.
Sipas legjendës Nëna e Zotit dhe Gjon Teologu u lutën për Stefanin, duke parë nga larg martirizimin e tij. Duke vdekur, shenjtori i është drejtuar Zotit t’i falë armiqtë e tij.
Në gjuhën greke Stefan do të thotë “kurorë”. Ekziston mendimi se emri i shenjtorit është një përkthim i emrit Kelil (kelila - kurorë) nga aramenishtja. Sipas legjendës, gjatë zbulimit të relikteve të shenjtorit, në varr është gjendur një pllakë, në të cilën është shkruar emri Kelil, gjë e cila i detyron shumicën e studiuesve të mendojnë se ky është emri i lindjes së shenjtorit.
Shën Stefani është patron i kishave të shumta bullgare, mes të cilave është dhe Kisha e Hekurt “Shën Stefani” në Stamboll.
Në traditën popullore në ditën e Shën Stefanit nuk ka rituale speciale, të paktën në punimet e etnografëve të parë bullgarë, të cilët dhe sot shërbejnë si një pikënisje në studimet mbi sistemin tonë festiv. Pavarësisht nga kjo, dita e Shën Stefanit pritetme një tavolinë festive, të detyrueshme për ata të cilët festojnë ditën emrit.
U urojmë të gjithëve një festë të ndritshme dhe të bekuar!
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Prof. Konstantinos Nihoritis është një shkencëtar me të cilin i lidhim më shumë nga burimet e zbuluara greke për veprën e Vëllezërve Kirill dhe Metodij në shkallë botërore. Një studiues dhe teolog i shquar i Bullgarëve të Vjetër me botime të shumta..
Ekspozita mobile "Sekrete dhe Mistere nga Heraklea Sintika, një Udhëtim nëpër Kohë" do të hapet më 26 maj në Muzeun Kombëtar Sllovak. Ajo do të qëndrojë në Bratislavë deri në fund të korrikut, tha për BTA drejtoresha e muzeut në qytetin e Petriçit..
Një ekspozitë foto-dokumentare me temë "Jehona globale e Kryengritjes së Prillit" do të hapet sot, 14 maj, në orën 12:30 të mesditës në Hollin e Mermertë të Asamblesë Kombëtare. Në këtë aktivitet do të marrë pjesë stërnipi i William Gladstone, Francis..