Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Stefanit – “Kurorë nga dora e djathtë e Atij që Qëndron Lart”

Foto: arkiv

Kisha Ortodokse Bullgare feston sot, më 27 dhjetor, kujtimin e Shën Stefanit, martiri i parë i krishterë. Në troparin i cili interpretohet për nder të Shën Stefanit, thuhet:

“Ti ke bërë vepra të mira, martir i mirë i Krishtit dhe i apostujve, dhe ke  qortuar ligësinë e torturuesve, i vrarë me gurë nga duart e të pabesit, ke pranuar kurorë nga dora e djathtë e Atij që Qëndron Lartë dhe iku duke i thirrur Zotit: O Zot, mos e respekto këtë mëkat të tyre”.

Siç është shënuar në jetëshkrimin e Shenjtorit, Stefani ishte i zellshëm në shërbim, një model mirësie dhe durimi.  Ai ishte ndër shtatë dhjakët e parë të shuguruar nga apostujt e parë. Në ngjashmëri të Krishtit dhe të nxënësve të tij, Shën Stefani ka mundur të bëjë çudira duke i vënë duart e tij mbi të sëmurët dhe ata janë shëruar. Ai ishte ndër ndjekësit më të zellshëm të doktrinës dhe me fjalët dhe veprat e tij konvertoi gjithnjë e më shumë njerëz në krishterim.

Udhëheqësit hebrenj vendosën ta parandalojnë këtë. Ata bënë shpifje për Stefanin, e vendosën turmën e njerëzve kundër tij dhe e thirrën në gjyq. Në mbrojtje të fesë ai hyri në një polemikë me të parët, duke i akuzuar për vrasjen e Shpëtimtarit. Të inatosur nga fjalët e tij, ata e nxorën jashtë qytetit, ku e vranë me gurë. Gjatë gjithë kohës arkidhjaku  lutej që Krishti të merrte shpirtin e tij. Kjo ka rastisur gjatë vitit 37 nga kalendari i ri. Mes më të ashpërve në turmë ka qenë një djalë me emrin Savel, i cili më vonë pranoi krishterimin  dhe u bë një predikues i zellshëm - Apostull Pali.

Sipas legjendës Nëna e Zotit dhe Gjon Teologu u lutën për Stefanin, duke parë nga larg martirizimin e tij. Duke vdekur, shenjtori i është drejtuar Zotit t’i falë armiqtë e tij.

Në gjuhën greke Stefan do të thotë “kurorë”. Ekziston mendimi se emri i shenjtorit është një përkthim i emrit Kelil (kelila - kurorë) nga aramenishtja. Sipas legjendës, gjatë zbulimit të relikteve të shenjtorit, në varr është gjendur një pllakë, në të cilën është shkruar emri  Kelil, gjë e cila i detyron shumicën e studiuesve të mendojnë se ky është emri i lindjes së shenjtorit.

Shën Stefani është patron i kishave të shumta bullgare, mes të cilave është dhe Kisha e Hekurt “Shën Stefani” në Stamboll.

Në traditën popullore në ditën e Shën Stefanit nuk ka rituale speciale, të paktën në punimet e etnografëve të parë bullgarë, të cilët dhe sot shërbejnë si një pikënisje në studimet mbi sistemin tonë festiv. Pavarësisht nga kjo, dita e Shën Stefanit pritetme një tavolinë festive, të detyrueshme për ata të cilët festojnë ditën emrit.

U urojmë të gjithëve një festë të ndritshme dhe të bekuar!

Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mister i lashtë: arkeologët zbulojnë një fytyrë të gdhendur në Heraclea Sintica

Gjatë gërmimeve të shpëtimit në nekropolin perëndimor të qytetit të lashtë të Heraclea Sintica pranë fshatit Rupite, arkeologët hasën në një zbulim unik: një fytyrë të gdhendur në mermer me mjeshtëri të jashtëzakonshme mbi një gur varri. Zbulimi ndodhi..

botuar më 25-07-13 7.30.PD

Arkeologët zbuluan afër Slivenit një monedhë ari të vlershme nga koha e Justinianit I

Gjatë gërmimeve në fortesën "Tuida" pranë Slivenit (Bullgaria Juglindoe), u zbulua një monedhë ari e prerë gjatë kohës së Perandorit Justiniani I, sundimtar i Perandorisë Romake Lindore. Sipas drejtorit të Muzeut Rajonal të Historisë, Prof. Asoc...

botuar më 25-06-25 10.06.PD

Si u shpëtua “Sllava” nga harresa – historia e nëndetëses së fundit bullgare

Bellosllav është një qytet i vogël, i cili ndodhet në bregun e Liqenit të Varnës. Pikërisht këtu, në portin e thjeshtë të qytetit, është ankoruar e vetmja nëndetëse bullgare e ruajtur – “Sllava”. Ky mjet lundrues prej kohësh nuk e çan më thellësinë e..

botuar më 25-06-06 7.30.PD