Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përsëri radha të gjata në kufirin bullgaro-turk para aplikimit të testeve PCR

Foto: BGNES

Për shkak të aplikimit të detyrueshëm të testeve PCR për të gjithë që hyjnë në Turqi që nga ora 23.00 sot, gjatë disa ditëve të fundit në PKK “Kapitan Andreevo” po vëzhgohen radha të gjata prej udhëtarësh deri në Edrene.

Bullgarët udhëtojnë në masë deri në Turqi me qëllim shopping dhe i përdorin orët e fundit që të hyjnë në vend pa testin e detyrueshëm.

Në parim fqinji ynë jugor është vendi i dashur i bullgarëve për shopping, ndërsa ulja e vlerës së lirës turke është një stimul suplementar. Kulmi i tensionit në PKK ishte dje, kur përmes pikëkalimit për në Turqi kanë kaluar 18 000 udhëtarë, me rreth 8000 automjete, transmetoi BNT.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16°, në lugina dhe ultësira të veçanta - midis 6° dhe 9°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell, mbi Bullgarinë Lindore me rritje të përkohshme të vranësirave. Një erë e dobët, në..

botuar më 25-09-19 7.40.MD

FMN rekomandon rritje të kontributeve dhe taksave mbi pronën nga viti 2026

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandoi që nga viti 2026 në Bullgari të rriten kontributet shoqërore dhe taksat mbi pronën. Kjo u bë e ditur gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Buxhetit të Kuvendit Popullor me përfaqësuesit e misionit të..

botuar më 25-09-19 6.23.MD
Ruzha Ignatova

Në Gjermani ngritën akuza kundër "mbretëreshës së kriptovalutave" Ruzha Ignatova

Prokuroria në Gjermani ngriti akuza kundër Ruzha Ignatovës për të shmangur skadimin e afatit të ndjekjes penale për krimet e dyshuara, deklaroi kreu i zyrës së prokurorisë në Bielefeld, Karsten Novak. Gruaja, e cila ka shtetësi bullgare dhe gjermane,..

botuar më 25-09-19 4.21.MD