Banka Popullore Bullgare rikujton se nga 1 janari i 2021-ës dalin nga qarkullimi bankënotat prej 2 levash (afro 1 euro), emisione 1999 dhe 2005.
Pas kësaj date këto bankënota do të këmbehen në arkat e Bankës Popullore Bullgare pa kufizime të sasisë, pa taksa dhe pa afat përfundimtar.
Në qarkullim tashmë do të jenë vetëm monedhat prej metali prej 2 levash, transmetoi BTA.
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..
Një kompani bullgare po zgjeron prodhimin e saj të makinave prerëse me lazer në Parkun Industrial Sofje – Bozhurishte, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Investimi kap vlerën prej 2 milionë leva (mbi 1 milion euro). Kompania do të ndërtojë një ndërtesë..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë..