Në qoftë se i pyesni bashkatdhetarët tanë se cila është gjella tipike bullgare përgjigja e zakonshme në shumicën e rasteve do të jetë “fasulja”. Çorba aromatike e fasules gjithmonë ka qenë pjesë e trapezës bullgare. Ndërsa lloji më i njohur i fasules bullgare është ai i fshatit Smiljan.
Smiljan është një nga vendbanimet më të vjetra në Rodopet e Mesme, ndodhet vetëm 15 km. larg qytetit Smoljan dhe është një parajsë e vërtetë për turistët. Jo vetëm për shkak të kuzhinës së shëndetshme vendase, ku mbizotërojnë gjellët prej fasulesh! Në qoftë se e vizitoni këtë kënd të egër do të mbeteni të mahnitur nga arkitektura vendase. Shtëpitë e Smiljanit janë ndërtuar prej guri dhe druri dhe dëshmojnë për historinë shekullore të kësaj krahine.
Smiljan është dislokuar në rrjedhën e sipërme të lumit Arda dhe është një pikë fillestare për shëtitje në mal. Turistët mund të vizitojnë shpellën e afërt "Uhlovica", të zbresin në zonën e “Garga Dere dhe në Konakët Agushevi - ansambli më i madh feudal i ruajtur në malin Rodope, etj.
Vendi është më i gjallëruar në fund të vjeshtës, kur këtu mbërrijnë vizitues nga tërë vendi, që të jenë të pranishëm në festivalin kushtuar fasuleve vendase. Programi i tij gëzon mysafirët me ngjyrat e kostumeve popullore të Rodopeve dhe shijen e fasuleve.
Më shumë hollësi për këtë kënd parajse mund të lexoni në artikullin nga koleksioni i Radio Bullgarisë “Për fshatin Smiljan, fasulen, kandidaturën për Guinness-in dhe ajrin e pastër”.
Foto: Qendra e Informacionit për Vizitorët - SmiljanMbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit hebraik, në këtë ditë Zoti krijoi njeriun e parë, Adamin. Sipas traditës hebraike, në dhjetë ditët që..
Për herë të parë, Himni i Pavarësisë u dëgjua më 22 shtator 1908 në qytetin bregdetar të Detit të Zi, Burgas. Autori i melodisë dhe tekstit – dirigjenti ushtarak Georgi Shagunov – ka shënuar në faqen e parë të partiturës se himni është shkruar dhe..
Nga 19 shtatori, për një muaj, qielli mbi Shkëmbinjtë e Bellogradçikut do të mbushet me balona shumëngjyrëshe dhe magji. Edicioni i pestë i “Festa e Balonave” premton pesë fundjava, gjatë të cilave mund të shijoni tre lloje fluturimesh, si dhe dhjetëra..
Për herë të parë, Himni i Pavarësisë u dëgjua më 22 shtator 1908 në qytetin bregdetar të Detit të Zi, Burgas. Autori i melodisë dhe tekstit – dirigjenti..
Mbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit..