Ministria jonë e Jashtme filloi organizimin e zgjedhjeve parlamentare jashtë, që të mund të votojnë bashkatdhetarët tanë, megjithë gjendjen e rëndë epidemike, njoftoi zyra e shtypit e MPJ-së.
Udhëheqësit e misioneve diplomatike përtej kufirit janë ngarkuar me detyrën për ta kërkuar pëlqimin e shtetit përkatës për hapjen e seksioneve zgjedhore jo vetëm në ambasada dhe konsullata, por edhe jashtë tyre.
Ndërkaq, një grup pune në Ministri duhet të përgatisë një projektbuxhet për zhvillimin e zgjedhjeve përtej kufirit, i cili të parashikojë mjete për dezinfektim dhe PCR teste për anëtarët e komisioneve në seksione.
Bullgarët jashtë shtetit do të mund të informohen për kushtet e votimit në faqen e MPJ-së në rubrikën “Zgjedhje”.Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..
Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të “Lukoil”, njoftoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Shumica qeverisëse, e mbështetur nga DPS - Fillimi i Ri..