Ministria jonë e Jashtme filloi organizimin e zgjedhjeve parlamentare jashtë, që të mund të votojnë bashkatdhetarët tanë, megjithë gjendjen e rëndë epidemike, njoftoi zyra e shtypit e MPJ-së.
Udhëheqësit e misioneve diplomatike përtej kufirit janë ngarkuar me detyrën për ta kërkuar pëlqimin e shtetit përkatës për hapjen e seksioneve zgjedhore jo vetëm në ambasada dhe konsullata, por edhe jashtë tyre.
Ndërkaq, një grup pune në Ministri duhet të përgatisë një projektbuxhet për zhvillimin e zgjedhjeve përtej kufirit, i cili të parashikojë mjete për dezinfektim dhe PCR teste për anëtarët e komisioneve në seksione.
Bullgarët jashtë shtetit do të mund të informohen për kushtet e votimit në faqen e MPJ-së në rubrikën “Zgjedhje”.Gjykata Kushtetuese në Shkup hapi një procedurë për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e protokollit nga mbledhja e dytë e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, njoftoi agjencia Mаkfаks...
Masat fiskale godasin familjet në Rumani në sfondin e një deficiti rekord Rumania po hyn në një periudhë të vështirë ekonomike dhe komentuesit parashikojnë që kriza do të zgjasë të paktën një vit. Që nga 1 gushti i këtij viti, në vend hyrën..
Në Prokurorinë e Qytetit të Sofjes u hap një hetim para-gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov, njofton BTA, duke iu referuar organit të akuzës shtetërore. Hetimi u hap më 19 maj pas një sinjali nga avokati Minço Spasov dhe ka të bëjë..