Ministria jonë e Jashtme filloi organizimin e zgjedhjeve parlamentare jashtë, që të mund të votojnë bashkatdhetarët tanë, megjithë gjendjen e rëndë epidemike, njoftoi zyra e shtypit e MPJ-së.
Udhëheqësit e misioneve diplomatike përtej kufirit janë ngarkuar me detyrën për ta kërkuar pëlqimin e shtetit përkatës për hapjen e seksioneve zgjedhore jo vetëm në ambasada dhe konsullata, por edhe jashtë tyre.
Ndërkaq, një grup pune në Ministri duhet të përgatisë një projektbuxhet për zhvillimin e zgjedhjeve përtej kufirit, i cili të parashikojë mjete për dezinfektim dhe PCR teste për anëtarët e komisioneve në seksione.
Bullgarët jashtë shtetit do të mund të informohen për kushtet e votimit në faqen e MPJ-së në rubrikën “Zgjedhje”.Në kuadër të një vizite pune në Shqipëri sot, më 16 shtator, ministri i mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zaprjanov, mori pjesë në panelin "Vendet e Evropës Juglindore si garantues të sigurisë së Bashkimit Evropian" në Forumin për Ndërlidhje – Tirana..
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot, 15 shtator, në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Atanas Zaprjanov, i cili bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i rangut të lartë. Këtë e raportoi në faqen e..
Më 15 shtator 2025, Ambasadorja e Federatës Ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me shkeljen e qëllimshme të hapësirës ajrore të Polonisë, një aleat i Bullgarisë në NATO dhe partner i BE-së,..