Investime për më shumë se 90 milion euro janë certifikuar që nga fillimi i vitit. Këtë e ka njoftuar Ministria e Ekonomisë, bëri të ditur reporterja jonë Natalia Gançovska.
Pritet që investitorët të krijojnë më shumë se 500 vende të reja pune. Certifikatat janë për shtatë projekte jashtë kryeqytetit. Tre prej tyre janë realizuar në prodhime dhe shërbime të teknologjive të larta. Investimet janë në Burgas, Dollna Mitropolia, Dupnica, Devnja dhe Stara Zagora.
Ambicia e Ministrisë është të certifikojë projekte për gati 307 milion euro deri në fund të një të tretës së parë të vitit.Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..
Një kompani bullgare po zgjeron prodhimin e saj të makinave prerëse me lazer në Parkun Industrial Sofje – Bozhurishte, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Investimi kap vlerën prej 2 milionë leva (mbi 1 milion euro). Kompania do të ndërtojë një ndërtesë..