Revolucionari i madh bullgar Vasill Levski që prej kohe u kthye në një figurë bashkuese për popullin. Përveç luftës për republikë të pastër dhe të shenjtë, Apostulli i Lirisë na laamanet të vërtetat e tij thjeshtë jetike, se nuk ka nevojë për fjalë, por për vepra, guxim dhe këmbëngulje, se duhet të jemi të bashkuar dhe të veprojmë gjithnjë si njerëz të pjekur.
Ajo që tha Levski është e vlefshme edhe më sot prandaj më shpesh duhet të shohim imazhin e tij përreth nesh. Në këtë është i bindur një piktor i ri i cili rikrijon portretin e Apostullit në ngjyra të ndritshme dhe provokuese. Shumë njerëz e pëlqejnë idenë e tij sepse ai shfrytëzon një koncept jo standard dhe imagjinatë të madhe për të na sjellë më pranë imazhin madhështor të heroit. Autori i portretit të azhurnuar të Levskit mbetet plotësisht anonim. Ai nuk dëshiron që fytyra e tij të shihet dhe emri i tij të njihet, sepse beson se njeriu lë gjurmë vetëm nëse ka një qëllim dhe një mision jetësor:
“Sipas mendimit tim Levski është e ardhmja e vetme e mundshme për ne, amanetet e tij janë mënyra e vetme për të arritur lumturinë, lirinë dhe unitetin – tha para Radio Bullgarisë artisti vizual i cili nënshkruan veprat e tij si Njeriu Pa Emër /NoName/. Sot ne lexojmë libra modernë se si të jemi produktivë, të motivuar dhe si të gjejmë lumturinë. Unë mendoj se ne duhet t’i pranojmë besëlidhjet e Levskit si parime udhëzuese në jetën tonë. Nëse mbështetemi tek ata, atëherë do të marrim gjithçka që na nevojitet.
Amaneti që unë zbatoj më shumë gjatë ditës sime të përditshme është: “Nevojiten vepra, jo fjalë”. Kur shoh se diçka nuk më pëlqen, nuk harxhoj kohë duke folur, por ndërmarr masa. Nuk e di nëse do të ndryshoj diçka por po veproj. Në shumicën e rasteve problemet nuk mund të zgjidhen nga një njeri, por në rrugën e vet ai has gjithnjë e më shumë njerëz me qëllime të ngjashme. Kështu arrihet uniteti nuk është e domosdoshme të shikosh qëllimin përfundimtar për të nisur diçka, por dhe nuk ke shans ta shohësh në se nuk do ta fillosh.”
Një herë piktori pa një portret bardhezi të Apostullit vendosur pranë një kontejneri për mbeturina. Kjo e hidhëroi dhe zemëroi njëkohësisht. Ai nuk mund t’i shpjegojë pse aq shpejtë hoqëm nga jeta jonë heronjtë. A nuk kanë vend portretet e Levskit dhe Botevit në shtëpitë dhe zyrat tona moderne? – pyet ai. Dhe ai nuk pret përgjigje nga institucionet shtetërore prandaj nisi një fushatë të vet në rrjetet sociale. E quan “E ardhmja për të kaluarën”. Nëpërmjet saj ai bënë ashtu që portreti i Apostullit të jetë i pranishëm në shtëpitë e qindra bullgarëve.
“Vendosa të krijoj portrete të reja moderne të Levskit. Ata do të jenë të tillë që të provokojnë dhe të zgjojnë kureshtjen e të gjitha brezave. Qëllimi im është të krijoj tablo, të cilat njerëzit të dëshirojnë të varen në shtëpitë e tyre moderne. Kështu heronjtë do të jenë aty pranë dhe fëmijët do t’i shohin ata. Ngandonjëherë përdor edhe materiale jo standarde të cilat madje nuk përdoren në art. E “pikturova” imazhin e Levskit mbi një mur me makinë çekani duke hedhur atë nga suva. Kohët e fundit bëra një portret të madh të heroit plotësisht nga tastet e tastierave. Qëllimi i mesazheve të mia video dhe i portreteve që krijoj është t’u them njerëzve të kthehen te heronjtë tanë dhe te ta të kërkojnë përgjigjen se si të jetojmë më mirë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..