Të panumërt janë heronjtë të cilët kanë dhënë jetën e tyre për lirinë e Bullgarisë. Mes tyre nuk janë të pakta dhe bullgaret - heroina, të cilat jo vetëm se kanë ndihmuar baballarët, burrat, vëllezërit dhe djemtë e tyre gjatë kohës së luftërave, por kanë luftuar dhe me armë në dorë kundra sundimtarit. Për gratë luftëtare në historinë tonë flitet shumë pak dhe ato shpesh mbeten jashtë rrethit të vëmendjes.
“Dhe në studimet shkencore, dhe në librat e historisë burrat dhe gratë nuk janë të paraqitur në mënyrë të barabartë - nënvizon historiani Georgi Turturikov. Favorizohen veprimet heroike të meshkujve, sjellja dhe mënyra e mendimit, kurse ato të tillat të grave mbeten në plan të pasmë. Heroizmi nuk është përcaktuar kurrë seksualisht. Veprimet e grave bullgare me armë të ftohtë ose armë zjarri në dorë janë jo më pak të guximshme, energjike dhe produktive nga këto të meshkujve. Është i nevojshëm një qëndrim i ri, evitim i dogmave dhe thjesht një shkrim deri në fund, por jo një rishkrim i historisë.”
Sipas historianit, vendi i bullgares në ato kohëra është nënvleftësuar, sepse para së gjithësh ajo është parë në rolin e saj tjetër - të nënës, frymëzueses, gruas, dhe kjo është normale për shoqërinë, në të cilën prej kohe është imponuar roli i fort i burrit, kurse shfaqjet, të cilat nuk kanë qenë tipike për të gjithë shtresën e grave, kanë mbetur më në anë. Por roli i bullgares në luftërat tona për çlirim është treguar si i rëndësishëm.
“Në lëvizjen e hajdutëve, në të cilën në mënyrë të padiskutueshme një forcë në masë janë meshkujt, mund të tregohen emrat e të paktën 55 grave-hajdute. Mes tyre janë Sirma Strezova, Rumena Vojvoda, Guga, Maria, Rada Baraçkina dhe dhjetëra bullgare të tjera të jashtëzakonshme, luftëtare të vërteta. Për pjesën më të madhe prej tyre mësojmë nga folklori, por kjo fare nuk do të thotë se informacioni i këngëve, legjendave dhe burimeve të tjera gojore duhet të injorohen. Përkundrazi, ai mund të plotësojë, ose të përkojë plotësisht me të dhënat tona të njohura të besueshme” – vë në dukje Georgi Turturikov.
Kryengritja e Prillit nga viti 1876 po kështu është e përmbushur me mjaftë shfaqje heroike dhe shembuj të ndritshëm të bullgareve trime.
Dhjetëra janë mbrojtëset e qyteteve Batak dhe Bracigovo, kurse në Perushtica përmenden 56 gra-kryengritëse në sfondin e përgjithësisht 600 mbrojtësve nga gjinia mashkullore. Në Kryengritjen e Prillit në fillim fare spikat figura e Rajna Knjaginjës, por përveç saj dallohen dhe heroina të tilla si Stojana Draganovska-Nishanxhijkata, mbrojtëset e guximshme të Perushticës - Ana Rajkova dhe Velika Stojanova, Rajna Knjaginja nga Klisura - Gana Najdenova, Maria Sutiç - gruaja e vetme në “Çetën Fluturuese” të revolucionarit Benkovski.
“Të mos harrojmë dhe një grua tjetër të jashtëzakonshme- Hristina Hranova nga fshati Klisura. Paraqitjet e saj të para luftarake janë nga koha e Kryengritjes së Prillit, që e gjen në Batak. Gjatë luftës Ruso-Turke lufton tek qyteti Stara Zagora, Shipka dhe Shejnovo. Më vonë lufton në Luftën Serbo-Bullgare dhe në të dyja Luftërat Ballkanike. Përveç të gjitha këtyre, ajo është dhe mamia e parë vepruese në Bullgari, kurse derisa jeton në qytetin Varna ajo bëhet dhe bullgarja e parë-shpëtimtare nëpër bregdetin tonë të Detit të Zi.”
Përveç saj në Luftën Ruso-Turke dihet se përfshihen po kështu Rajna nga qyteti Kazanllëk, e cila është në radhët e kompanive bullgare në Shipka, si dhe akoma 2 vajza/ në moshën 17,19 vjeçare/ Marica dhe Bojka, të cilat kanë marrë pjesë në betejat gjatë kalimit të qafës së Trojanit. Shumë shembuj mund të jepen dhe nga koha pas Çlirimit. Në luftën Serbo-Bullgare(1885) lavdërohen të ashtuquajturat “Sirena të Vidinit”-Sofica Canova, Elena Zllatkoviçdhe Jona Markova, e cila lufton nën emrin Jon Markov. Edhe të tria janë të dekoruara me kryqin ushtarak “Për Trimëri”. Mbajtëse e të katër shkallëve të kryqit “Për Trimëri “ është Donka Ushlinova.
“Duhet që të mos të barazojmë fare rolin e burrit dhe të gruas në histori, sepse këto role gjithmonë do të dallohen, por t’u jepet vendi i duhur dhe informacioni të jetë i pranishëm për të gjithë njerëzit, të cilët kanë kureshtjen të lexojnë dhe të njihen me faktet. Trimëria pak e harruar, heroizmi dhe përvoja luftarake e të gjithë atyre bullgareve të njohura e të panjohura meritojnë respekt dhe një vlerësim të mjaftueshëm. Ato nuk duhet të mbeten anonime për historinë” - është kategorik Georgi Turturikov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..