“Nuk mund të kishte Ringjallje pa Ungjillëzimin e Hyjlindëses. Nuk mund të ketë rezultat prej një vepre, në qoftë se nuk ka fillim. Këtë ditë festojmë fillimin e shpëtimit të njerëzimit.” Kështu teologu Prof. Ivan Zhelev përshkruan vendin të cilin dita e sotme zë në kalendarin festiv të të krishterëve ortodoks. Kjo është dita në të cilën Kryeengjëlli Gavrill i solli lajmin e gëzueshëm Hyjlindëses se do të lindë Birin e Zotit përmes mrekullisë së Shpirtit të Shenjtë. Kjo është dita në të cilën u përhap lajmi për Mishërimin e Zotit, e pikërisht se mes njerëzve do të vijë Shpëtimtari për të përhapur fjalën dhe urtësinë e vet.
Pavarësisht se nga kjo ngjarje e madhe – Ungjillëzimi i Hyjlindëses, na ndajnë më shumë se dy mijë vjet çdonjëri prej nesh mund ta përhapë lajmin e mirë ndër njerëzit, të cilët i kanë mbyllur sytë dhe veshët për të. “Nganjëherë ne njerëzit jemi armiqtë më të mëdhenj të vetvetes – shënon Prof. Ivan Zhelev dhe shton: – Prandaj lajmi i mirë duhet të përhapet. Në këtë mënyrë sytë, veshët, por edhe zemrat e njerëzve mund të hapen, që ta pranojnë në vetveten Shpëtimtarin, sepse Shpëtimi nuk është një nocion abstrakt filozofik, ai është një realitet personal për çdonjërin.”
Në të kaluarën Ungjillëzimi festohej edhe si Ditë e Nënës. Mjerisht sot festa e ka humbur këtë nuancë në jetën laike.
“Shën Mëria, ose Zonja e Bekuar, siç e quajmë, është shembull i gruas dhe i nënës. Ajo ia ka kushtuar tërë jetën Birit të saj Hyjnor dhe ka jetuar jo me krenarinë, por me përgjegjësinë për amësinë e saj hyjnore. Pastërtia, thjeshtësia dhe dinjiteti janë veti të mira për çdonjërin dhe sidomos për nënën, sepse atëherë edukimi dhe ndikimi mbi fëmijët ka rezultat më të mirë” – tha Prof. Zhelev në një intervistë për Radio Bullgarinë të cilën ju kujtojmë përmes botimit “Ungjillëzimi i Hyjlindëses – paralajmëtari i Ringjalljes së Krishtit”.
Për shkak të respektit ndaj Urtësisë së Zotit, e cila vjen për të shpëtuar njerëzimin, Dita e Ungjillëzimit është festë e një prej kryeveprave më të vjetra arkitekturore në Ballkan - kishës “Shën Sofia”
Kisha është emblematike për qytetin dhe konsiderohet se në shekullin e XIV dha emrin e qytetit.
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në ditën e sotme, më 18 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Fjetjen e Shën Joan Rillskit – mbrojtësit qiellor të Bullgarisë. Për bullgarët, ai është shenjti më i dashur, i nderuar jo vetëm brenda kufijve të vendit, por edhe jashtë tij. Ai..
Historia e kishës më të madhe të periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare – “Fjetja e Shën Mërisë” në qytetin Pazarxhik – është e gjatë dhe interesante. Supozohet se kisha e parë në këtë vend u ndërtua në shekullin XVII. Ajo u shkatërrua disa herë,..
Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...