Përparimi i Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE është një qëllim strategjik për Bullgarinë. Zbatimi i tij varet nga vullneti politik i fqinjit tonë jugperëndimor për të përmbushur kriteret dhe për të respektuar të drejtat e qytetarëve me identitet kombëtar bullgar. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev pas një diskutimi mbi marrëdhëniet Sofje - Shkup, njoftoi BTA.
Roli i shteteve dhe mediave publike është thelbësor për krijimin e një klime të re dypalëshe. Ne presim që Shkupi të krijojë të gjitha kushtet e nevojshme për shkëmbimin e lirë ekonomik, kulturor, mediatik dhe informativ. Bullgaria duhet të insistojë në garanci për arritjen e rezultateve të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë, theksoi Radev.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..