Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjekët e përgjithshëm do të marrin vaksinat Pfizer / Biontech

Foto: BGNES

62 010 doza të vaksinës Pfizer / Biontech mbërritën sot në Bullgari. Ky është furnizimi i parë i një totali prej 2.7 milion dozash të vaksinës ARN që vendi ynë duhet të marrë deri në fund të qershorit. Ne presim akoma 500 mijë doza të preparatit të "Moderna", si dhe mbi 1 milion nga "AstraZeneca" dhe 550 mijë doza nga "Johnson dhe Johnson".

Kjo u njoftua nga drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ekzekutive për Barnat Bogdan Kirillov, cituar nga BGNES. Në profilin e tij në Facebook Kryeministri Bojko Borisov tha se mjekët e përgjithshëm dhe qendrat e vaksinimit do të marrin vaksinat nga kjo dërgesë e Pfizer / Biontech.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha dhe BSP u konsultuan për futjen e lëndës së fesë në shkolla

Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..

botuar më 25-11-05 9.35.PD

Festivali Sofia Experimental bashkon artistë nga 6 vende

Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..

botuar më 25-11-05 5.05.PD

Parashikimi i motit për 5 nëntorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..

botuar më 25-11-04 7.35.MD