Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin, me të cilin thërret parlamentin e 45-të të sapo zgjedhur më 15 prill, bëri të ditur zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Dokumenti pritet të publikohet nesër në një numër të jashtëzakonshëm të “Fletores Zyrtare”. Tradicionalisht, seanca e parë do të hapet nga deputetja më e moshuar - Mika Zajkova nga "Ka një popull të tillë" dhe ajo do të drejtojë punën e Kuvendit Popullor deri në zgjedhjen e një kryetari. Deputetët do të duhet të hartojnë dhe miratojnë rregullat procedurale për këtë qysh të enjten.
Në Parlament hyjnë 6 parti, deputetët e të cilave do të grupohen në grupe parlamentare. Më i madhi do të jetë ai i GERB-it me 75 deputetë, ndjekur nga “Ka një popull të tillë” me 51 deputetë, BSP me 43, DPS me 30, “Bullgaria Demokratike” me 27 dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” me 14.
Presidenti e nënshkroi dekretin menjëherë pas publikimeve të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në “Fletoren zyrtare”.Sipas të dhënave të Agjencisë Bullgare të Punësimit, janë rreth 11 mijë vende të lira pune nëpër zyrat e punës, njofton gazetarja e BNR, Maria Kostova. Pagat fillojnë nga 1077 leva – që është paga minimale mujore – dhe arrijnë deri në 13 mijë leva për..
Lideri i “DPS – Fillim i Ri”, Deljan Peevski, i bëri thirrje kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit për Mjedisin dhe Ujin, me qëllim hartimin dhe miratimin e një vendimi nga..
Formacione vullnetare nga e gjithë Bullgaria, që marrin pjesë në shuarjen e zjarreve, morën pajisje të blera falë donacioneve nga mbi 1800 persona përmes një fushate të organizuar nga WWF-Bullgaria, njoftoi organizata për mbrojtjen e natyrës, e..
Gjatë natës , në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Qendrore, do të ketë reshje..
Me rastin e festës së Fjetjes së Shën Joan Rilskit, Patriku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill, udhëhoqi Liturgjinë e Shenjtë në Manastirin e..
Një qëndrim i Institutit për Siguri Rrugore, i shpërndarë për mediat, thekson se në Bullgari rreziku për të vdekur në rrugë është 2.5 herë më i lartë se..