Çifti i parë i pelikanëve kaçurrelë (Pelecanus crispus), i cili në mars ndërtoi fole në rezervatin e Danubit "Srebërna", ka një brez të ri. Pelikanët kanë lindur në platformat e grumbujve prej druri të ndërtuara posaçërisht për ta në pjesën veriore të ligatinës.
Mbrojtja e kolonisë së pelikanëve kaçurrelë është ndër aktivitetet me prioritet në “Srebërna”. Sipas një projekti të zbatuar nga Inspektorati Regjional për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ujërave - Ruse, në javët e ardhshme është planifikuar të krijohen vende të reja me kushte të përshtatshme, ku të bëjnë fole sa më shumë shpendë. Kjo mund të bëhet duke kositur kallamishtet dhe duke ndërtuar platforma të reja prej druri.
Rezervati i biosferës afër fshatit “Srebërna” ndodhet 2 km në jug të lumit Danub dhe është i vendosur në rrugën e zogjve migrues nga Evropa në Afrikë - Via Pontica. Për shkak të specieve të rralla dhe të rrezikuara të zogjve, ligatinat janë përfshirë në listën e vendeve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore të UNESCO-s.
221 specie zogjsh folezojnë në “Srebërna”. Në rezervat jetojnë 22 specie të rralla të kafshëve dhe bimëve të rrezikuara sipas Listës së Kuqe Evropiane të Kafshëve dhe Bimëve Globalisht të Rrezikuara, si dhe 149 specie të florës dhe faunës, të përfshira në të ashtuquajturin “Libri i Kuq i Bullgarisë”.
Objekti më i vlefshëm natyror në rezervat është kolonia e shumtë e pelikanëve kaçurrelë. Koloni të tilla në Kontinentin e Vjetër ekzistojnë vetëm në Gadishullin Ballkanik.
Rreth rezervatit është krijuar në eko-shteg me sheshe për monitorim dhe vende të posaçme për çlodhje. Ka gjithashtu një muze të shkencave të natyrës, i cili prezanton faunën dhe florën e pasur të rezervatit “Srebërna”.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një studim nga INSAIT (Instituti për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë) në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit” u nderua si një artikull kryesor në një nga ngjarjet më prestigjioze në botën e inteligjencës..
Dymbëdhjetë mendje të bukura të reja të Bullgarisë u nderuan nga Presidenti Rumen Radev në një ceremoni të veçantë, ku u ndanë çmimet vjetore "John Atanasoff". Eventi u zhvillua dy ditë pas ditëlindjes së shpikësit të shquar me origjinë bullgare..
Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional, thuhet në një deklaratë nga Dhoma e Arkitektëve në Bullgari. Sipas organizatës profesionale,..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e..
Vitit 2025, që po i vjen fundi, nuk bëri përjashtim nga statistikat e errëta të fatkeqësive natyrore në Bullgari. Thatësira, zjarre dhe më pas — përmbytje...
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i..