Kryeministri në dorëheqje Bojko Borisov njoftoi në Facebook se koalicioni GERB-SDS po e kthen mandatin për të formuar qeveri. “E pranoj vendimin e Komisionit Ekzekutiv për të kthyer mandatin”, shkroi Borisov.
Ai parashikoi që forca e dytë politike “Ka një popull të tillë”, nuk do të formojë kabinet.
Para kësaj përpjekja e GERB për të biseduar me koalicionin “Bullgaria Demokratike” dhe partinë “Ka një popull të tillë” rezultoi e pasuksesshme, pas refuzimit të tyre kategorik për t’u përfshirë në dialog.
Deputeti Daniell Mitov i propozuar për kryeministër ia ktheu mandatin presidentit.
Sipas procedurës kushtetuese, kreu i shtetit Rumen Radev duhet t'i dorëzojë mandat të dytë për formimin e qeverisë partisë tjetër më të madhe në parlament – “Ka një popull të tillë”.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..