Kryeministri në dorëheqje Bojko Borisov njoftoi në Facebook se koalicioni GERB-SDS po e kthen mandatin për të formuar qeveri. “E pranoj vendimin e Komisionit Ekzekutiv për të kthyer mandatin”, shkroi Borisov.
Ai parashikoi që forca e dytë politike “Ka një popull të tillë”, nuk do të formojë kabinet.
Para kësaj përpjekja e GERB për të biseduar me koalicionin “Bullgaria Demokratike” dhe partinë “Ka një popull të tillë” rezultoi e pasuksesshme, pas refuzimit të tyre kategorik për t’u përfshirë në dialog.
Deputeti Daniell Mitov i propozuar për kryeministër ia ktheu mandatin presidentit.
Sipas procedurës kushtetuese, kreu i shtetit Rumen Radev duhet t'i dorëzojë mandat të dytë për formimin e qeverisë partisë tjetër më të madhe në parlament – “Ka një popull të tillë”.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..