Prapë është Dita e Ngjalljes së Llazarit – pra dita në të cilën Krishti bëri një nga mrekullitë e Tij duke ringjallur Llazarin e drejtë. Kjo është festa paralajmëtare e Ringjalljes së Krishtit të cilën e kremtojmë një javë më vonë. Dikur Dita e Ngjalljes së Llazarit ishte një etapë e rëndësishme në shoqërizimin e vajzave të reja në moshën paramartesore, të cilat me kurora prej lule të freskëta në kokë bëheshin Llazarki.
Ndryshe nga veprimtaritë që organizohen online, riti i quajtur Llazaruvane humb kuptimin e vet pa shëtitjet e vajzave shtëpi më shtëpi, pa këngët e tyre të kumbueshme plotë urime dhe lavdërime. “Mirëpo, duhet të jemi të arsyeshëm për të ruajtur shëndetin dhe jetën e fëmijëve dhe njerëzve nga fshati” – është e bindur Vencisllava Poteva, udhëheqëse e grupeve amatore artistike dhe bibliotekare në Vatrën e Kulturës në fshatin Mirovjane.
Shekuj me radhë populli besonte se vajza e cila nuk ishte Llazarka, nuk do të martohej. Me të mund të ndodheshin edhe fatkeqësi të tjera si për shembull një dragua ta rrëmbente dhe ta merrte me veten. Në shumicën e rajoneve vajzat Llazarki filluan të përgatiteshin që nga 9 marsi, kur bie kremten “Mlladenci” ose “40 Martirët e Mitur”.
Ato mblidheshin për të mësuar këngët, lojërat dhe vallet nga ndonjë grua e cila para kohe ishte Llazarka. Kur mblidhen gocat përcaktonin rolet e tyre në realizimin e ritit, cila do të kryesojë vallen, cilat do të jenë të ashtuquajturat “shëtitëse”, cila do të këndojë. E vendosur në kalendarin e kalimit nga stina dimërore te pranvera, zakoni përmban gjithashtu turne rituale, të cilat vashat e quajtura Llazarki, kryejnë nëpër fusha dhe livadhe. Këngët e interpretuara prej tyre i kushtohen pjellorisë së tokës dhe bereqetit të bollshëm. Nëpër shtëpitë e fshatit vajzat gjithashtu interpretonin këngë speciale me urime për shëndet dhe mirëqenie, ndërsa të ashtuquajturat “shëtitëse” vallëzojnë në oborret e shtëpive. Të veshura me petka të reja dhe të zbukuruara me kurora me lule të freskëta në kokë, vajzat Llazarki janë simbol i rinisë, i bukurisë, i fillimit të ri, i shpresës për shëndet dhe pjellori.
Pas viteve të harresës gjatë dekadave të fundit Dita e Ngjalljes së Llazarit filloi prapë të kremtohet në shumicën e fshatrave dhe në qytetet më të vogla, ku tradita e ringjallur gjeti jetë të re dhe pasardhës. Në fakt ka rajone ku riti Llazaruvane realizohej pa u ndërprerë, por në një rreth më të ngushtë familjar. Në vitin 2020 për herë të parë shumë vatra të kulturës në gjithë vendin nuk përgatitën vajza të veta Llazarki, ndërsa këngët e tyre mund të dëgjoheshin vetëm në rrjetet sociale. Pavarësisht se sivjet Dita e Ngjalljes së Llazarit është në një periudhë në të cilën masat kundër koronavirusit janë më të lehta, udhëheqësit e shumicës së grupeve amatore artistike vendosën për të mos realizuar këtë zakon. Megjithëkëtë në disa fshatra morën vendim të zbatojnë ritin, por vetëm para portave të shtëpive, me maska dhe në distancën e domosdoshme. “Mund të mos përfshijmë të gjitha elementet, por do të realizojmë të paktën një pjesë të ritit – tha Margarita Petkova, kryetare e Bashkisë së fshatit Carevec. - Nëse heqim dorë nga gjithçka, çfarë do të ndodhë me jetën tonë dhe si do t’u transmetojmë traditat brezave? Ky rit është për shëndetin dhe përmbushjen e dëshirave tona të mira. Gëzuar festën për ne dhe ditë të lumtura para të gjithëve, sidomos para fëmijëve tanë!”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES dhe arkiv
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..