657 janë rastet e reja të Covid-19 në vend, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Nga 11 106 teste e kryera për 24 orët e fundit, 5.9 për qind e mostrave ishin pozitive. Në kryeqytet rastet e reja janë 151, në Plovdiv - 64, në Varna - 55 dhe në Bllagoevgrad - 44.
Numri i pacientëve të regjistruar aktive u ul në 38 515.
Në spital u shtruan 5250 pacientë, prej tyre 526 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.
Numri i të shëruarve është pesë herë më i lartë se sa i të infektuarve - 3530.
Në 24 orët e fundit 46 njerëz vdiqën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 17 150 veta.
Vaksinat e dhëna për ditën janë 36 477. Me të paktën një dozë, tashmë ka 1 035 763 njerëz. Të imunizuarit me ciklin e plotë të të dy vaksinave janë 362 322.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..