Dimo nga grupi P. I. F. është një njeri që nuk mund të harrohet. Edhe pse jetoi dhe punoi në një mënyrë shumë modeste, pa u treguar dhe gjithnjë bashkë me kolegët e tij, ai la kaq shumë pas - njerëz që e duan, këngë që kanë prekur disa breza, një zë i njohur dhe frymëzues.
Disa muaj më parë Dimo ndërroi jetë në moshën 45 vjeç, duke humbur betejën me Covid - 19.
Ditët e fundit fansat e bendit dhe të Dimos patën kënaqësinë ta shohin videon e këngës së parë prej albumit të ri të P. I. F. dhe të fundit me pjesëmarrjen e Dimos.
Kënga quhet OPUS 4, zëri është i Dimos, dhe në video shihen dhjetëra muzikantë dhe aktorë të njohur bullgarë. Kuadri i fundit është me Dimo, i xhiruar në kishën tek diga e Zhrebçevos. Teksti i është kushtuar besimit në Zot dhe shpreh gjëra shumë personale.
"Unë gjithmonë do të bërtas emrin tënd dhe në pëshpëritje e humbas mendjen time ..." - këndon Dimo në tekstin e sinqertë dhe plot simbole – një gjë tipike për krijimtarinë e tij. Secili prej pjesëmarrësve në video gjithashtu ka një qëndrim shumë personal. Sytë dhe sjellja e tyre tregon mirënjohje dhe respekt për këtë artist, me të cilin jeta i ka takuar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..