13 plazhe nëpër bregdetin bullgar pranë Detit të Zi morën dekoratën “Flamuri blu”. Mes tyre janë 3 plazhet në vendpushimin “Sllënçev Brjag”, plazhet e qytezës pushimore “Djuni” dhe këto në lokalitetin “Arkutino”.
“Flamuri blu” është një çmim ekologjik botëror i cili u jepet plazheve, të cilat u përgjigjen një sërë kritereve për cilësi, mes të cilave dhe pastërtia e ujit të detit. Përveç kërkesave ekologjike, plazheve të dalluara u aplikohen dhe masa të posaçme kundër shpërndarjes së koronavirusit, saktësuan nga lëvizja bullgare “Flamuri blu”.
Dhe pavarësisht nga fakti se kjo është etiketa më prestigjioze ekologjike për plazhet, interesi ndaj saj nga ana e koncesionerëve tek ne nuk është i madh, sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare-Burgas Stanimir Gjeorgjiev, kryetar i Këshillit Drejtues të lëvizjes në Bullgari.
“Ne i ndjekim në mënyrë të përpiktë plazhet, të cilat kanë aplikuar dhe janë të dalluara me çmimin “Flamuri blu” dhe garantojmë se ato u përgjigjen kushteve botërore që ta mbajnë këtë shenjë prestigjioze. Po vëmë re dhe plazhe të tjera, të cilat me të vërtetë menaxhohen shumë mirë, shumë lehtë mund të hyjnë në program dhe ta marrin çmimin, por nuk ka interes nga koncesionerët e tyre. Mjerisht ka dhe shumë plazhe të tjera të mira, të cilat detyrimisht duhet të propozojnë një produkt më të mirë turistëve, por aty nuk bëhen përpjekje të mjaftueshme.”
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva“Heraklea Sintika është një trashëgimi natyrore dhe shkencore me rëndësi botërore!” – thekson Katja Stojanova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Petriç dhe drejtuese e projektit “Restaurimi, konservimi, ruajtja, popullarizimi dhe zhvillimi i..
Zhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav..
Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..