13 plazhe nëpër bregdetin bullgar pranë Detit të Zi morën dekoratën “Flamuri blu”. Mes tyre janë 3 plazhet në vendpushimin “Sllënçev Brjag”, plazhet e qytezës pushimore “Djuni” dhe këto në lokalitetin “Arkutino”.
“Flamuri blu” është një çmim ekologjik botëror i cili u jepet plazheve, të cilat u përgjigjen një sërë kritereve për cilësi, mes të cilave dhe pastërtia e ujit të detit. Përveç kërkesave ekologjike, plazheve të dalluara u aplikohen dhe masa të posaçme kundër shpërndarjes së koronavirusit, saktësuan nga lëvizja bullgare “Flamuri blu”.
Dhe pavarësisht nga fakti se kjo është etiketa më prestigjioze ekologjike për plazhet, interesi ndaj saj nga ana e koncesionerëve tek ne nuk është i madh, sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare-Burgas Stanimir Gjeorgjiev, kryetar i Këshillit Drejtues të lëvizjes në Bullgari.
“Ne i ndjekim në mënyrë të përpiktë plazhet, të cilat kanë aplikuar dhe janë të dalluara me çmimin “Flamuri blu” dhe garantojmë se ato u përgjigjen kushteve botërore që ta mbajnë këtë shenjë prestigjioze. Po vëmë re dhe plazhe të tjera, të cilat me të vërtetë menaxhohen shumë mirë, shumë lehtë mund të hyjnë në program dhe ta marrin çmimin, por nuk ka interes nga koncesionerët e tyre. Mjerisht ka dhe shumë plazhe të tjera të mira, të cilat detyrimisht duhet të propozojnë një produkt më të mirë turistëve, por aty nuk bëhen përpjekje të mjaftueshme.”
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaMe shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..
Në ditët e sotme, në portin e Pomorie ankorohen kryesisht jahte, dhe varkat e vjetra të peshkimit prej druri janë zëvendësuar nga anije moderne të pajisura me motorë të fuqishëm. Jetesa tradicionale e qytetit tonë të Detit të Zi, e lidhur me peshkimin,..
Sezoni i dimrit në Bansko fillon më herët këtë vit . Zona e skive hapet akoma më 6 dhjetor 2024. Të gjitha pistat do të funksionojnë përveç Çalin Vallog dhe rrugës së skive për në Bansko. Pistat jane te rregulluara dhe ne gjendje shume te mire. Deri më 19..
Ribnovo, fshati magnetik i Rodopеvе, i cili deri një dekadë më parë ishte në botën e tij të mbyllur larg globalizimit, tani mirëpret ngrohtësisht turistët...