Me rastin e Festës së Trëndafilit në Karllovo /Bullgari Qendrore Jugore/, sivjet në qytet zhvillohet një pazar i produkteve të trëndafilave vajdhënës "Shtegu i Trëndafilit" dhe një punëtori artizanale. Për herë të parë festa do të mbahet jo në qendër të qytetit, por në parkun afër stadiumit, njoftoi BNR-Plovdiv.
Sot ngjarjet fillojnë me ritualin e mbledhjes së trëndafilave në kopshtet e trëndafilave afër Karllovos, ku do të mirëpritet Mbretëresha e Trëndafilit e këtij viti Elena Danova.
Procesioni tradicional i Mbretëreshës dhe spektakli koreografik folklorik do të zhvillohen gjithashtu në stadium, ndërsa në "Karllovon e Vjetër" dhe në Muzeun Historik do të ketë demonstrime të zierjes së trëndafilit dhe degustim të produkteve të trëndafilave.
Festa do të përfundojë me tre koncerte në të hapur. Pazari “Shtegu i Trëndafilit” zgjat deri më 30 maj.Bullgaria dhe 15 vende të tjera të Bashkimit Evropian i dërguan një letër Kaja Kallas, përfaqësuese supreme të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, duke i bërë thirrje asaj të fillojë një angazhim të përbashkët diplomatik me qëllim..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 13 gradë. Në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Atmosfera do të jetë e paqëndrueshme dhe do të formohen vranësira rreth mesditës. Do të ketë reshje të..
Shoqata e Operatorëve Turistikë dhe Agjentëve të Udhëtimit Bullgarë pret një ngadalësim të rritjes së turizmit në Bullgari për shkak të situatës së pafavorshme ekonomike në shumë nga tregjet e emetimit. Për momentin, është e vështirë të parashikohet..
Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe..
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve - 1 qershor, Hekurudhat Shtetërore Bullgare organizojnë një udhëtim tërheqës retro nga Sofja deri në Pernik..
Një pullë postare me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit..