Bullgaria mund të marrë pjesë në trajnimin e forcave afgane të sigurisë edhe pas tërheqjes së kontingjentit të saj kryesor nga Afganistani. Pjesëmarrja e Bullgarisë në Fondin e Mirëbesimit për Mirëmbajtjen e Ushtrisë Kombëtare Afgane do të vazhdojë, tha Ministri i Mbrojtjes Georgi Panajotov në një konferencë me video të ministrave të resorit nga NATO-ja.
Forumi diskutoi përgatitjet për Samitin më 14 qershor dhe projektin NATO 2030. Forcimi i mbrojtjes së hapësirës ajrore në krahun lindor të paktit është pjesë e kontributit të Bullgarisë në forcimin e pranisë së Aleancës në Detin e Zi, tha pala bullgare. Ministrat miratuan një politikë të re gjithëpërfshirëse të mbrojtjes kibernetike të NATO-s.
Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..