Zyra e Prokurorisë njoftoi se do të marrë masa kundër të gjitha personave të sanksionuar nga SHBA-ja. Prokuroria e shtetit njoftoi se edhe para vendosjes së sanksioneve sipas ligjit global "Magnitski", ishin sjellë në gjykatë Petër Harallampiev dhe Krasimir Tomov nga Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe ish Zëvendës Ministri i Ekonomisë Aleksandër Manolev, ndërsa Vasill Bozhkov është nën hetim. Është e qartë nga njoftimi se tani objekt i inspektimit do të jetë Deljan Peevski - ish-deputeti nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), dhe nënkryetari i Byrosë së Kontrollit të Mjeteve të Specializuara të Inteligjencës Illko Zheljazkov, njoftoi reporterja e BNR-së Sillvija Velikova.
Dje në mbrëmje Departamenti i Shtetit i SHBA-së akuzoi për korrupsion tre bullgarë dhe 64 persona të lidhur me ta. Më vonë u bë e qartë se ka akoma tre bullgarë të sanksionuar nga SHBA-ja për shkak të veprimeve të korrupsionit - ish Zëvendës Ministri i Ekonomisë Aleksandër Manolev dhe ish Kryetari, si dhe ish Sekretari i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë Shtetit, Petër Harallampiev dhe Krasimir Tomov. Harallampiev dhe Tomov janë akuzuar në Bullgari për shitje të pasaportave bullgare.Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..