Në votën e parakohshme parlamentare më 11 korrik për herë të parë jashtë shtetit pritet të hapen një numër rekord qendra të votimit - më se 750. Që prej 30 vjetësh diaspora bullgare voton jashtë vendit por kjo e drejtë akoma ngjallë debate. Për analizuesin politik Petër Jakimov i cili jeton në Londër kundërshtimi gjithmonë ka qenë i çuditshëm sepse është i bindur, se historikisht populli bullgar gjithnjë ishte i integruar, jo i ndarë.
“Mendoj, se kjo është një pasojë e pushtetit komunist kur njerëzit që u larguan nga vendi shpalleshin armiq të popullit dhe të pakthyer. Për mua kjo është paksa e çuditshme pasi shumë nga bullgarët jashtë shtetit paguajnë tatime edhe në Bullgari. Duke shtuar edhe statistikat e Bankës Popullore Bullgare, sipas të cilave investitori më i madh i huaj në Bullgari është diaspora jashtë shtetit – humbet kuptimin teza se ai i cili nuk jeton në Bullgari dhe nuk paguan tatime, nuk e ka të drejtën për të votuar.”
Jakimov mendon se është një mit thënia, se votimi i bullgarëve jashtë shtetit ndryshon rezultatin zgjedhor në vend.
“I kam gjurmuar rezultatet e zgjedhjeve prapa në kohë dhe votimi standard jashtë shtetit është diku rreth 120 -130 mijë vota. Kjo përbën nja 3-4 për qind nga vota e përgjithshme dhe në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojë mbi vendimet e bullgarëve të cilët jetojnë në Bullgari. Teza ime është, se zgjedhjet vendosen nga bullgarët në Bullgari, ndërsa bullgarët jashtë shtetit vetëm i shtojnë vlerë këtij rezultati.”
Petër Jakimov pret që më 11 korrik të votojnë përafërsisht 200 000 bullgarë jashtë shtetit në sfondin e rekordit nga më se 170 000 të cilët ushtruan të drejtën e tyre për të votuar në prill. Në zgjedhjet e mëparshme u përgënjeshtrua edhe statistika sipas së cilës shpërndarja e votave të diasporës për partitë është e krahasueshme me shpërndarjet e tyre në vend.
Zgjedhjet e fundit janë shumë interesante, pasi bullgarët jashtë për herë të parë nuk votuan për fituesit e këtyre zgjedhjeve. Në zgjedhjet e mëparshme, ndodhi që bullgarët jashtë vendit të ndiqnin trendin e përgjithshëm të gjërave që ndodhin në Bullgari. Këto përqindje, të cilat u shtohen votave të partive në Bullgari janë rreth 1 për qind d.m.th. nuk ka asnjë mënyrë. Deri më tani nuk ka ndodhur kurrë, që vota e bullgarëve jashtë vendit ta kthejë votën në Bullgari, sepse vota jashtë vendit është shpërndarë, nuk është e përqendruar në një parti.”
Në zgjedhjet në korrik në Britaninë e Madhe për herë të parë do të ketë më shumë seksione se sa në Turqi. Pritjet e Jakimovit janë se kjo mund të rrisë pak numrin e votuesve por do të lehtësojë punën e seksioneve lokale.
“Ekziston një veçori e votimit jashtë vendit - kufiri për të hapur një seksion, i cili kësaj here është 40 aplikime. Por ditën e zgjedhjeve, kushdo me një pasaportë bullgare mund të shkojë në seksion dhe të votojë.”
Jakimov thekson se organizimi i votës jashtë shtetit realizohet më në veçanti me përpjekjet e mëdha të vullnetarëve, të njerëzve të cilët jetojnë në shtetet përkatëse, por me rëndësi është edhe komunikimi i mirë me ambasadat.
Për bullgarët jashtë shtetit është pa rëndësi nëse ata do të votojnë me makina apo me fletëvotime, thekson Jakimov dhe e argumenton qëndrimin e tij ashtu:
“Jashtë vendit votohet vetëm për parti. Nuk votohet me preferenca për kandidatë të caktuar. Kjo i bën gjërat më të lehta kur votohet dhe numërohen votat.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..