Bashkia e qytetit Burgas organizon një fundjavë tematike verore më 18, 19 dhe 20 qershor, kushtuar midhjes së Detit të Zi. Midhjet janë një pjesë thelbësore e traditës lokale të kuzhinës, kështu që kjo delikatesë është e pranishme në menunë e pothuajse të gjitha restoranteve në qytet.
Si pjesë e fundjavës së midhjeve, në ishullin Shën Anastasia organizohet “Dita e Detit të Pastër”. Me këtë rast, në orët e para të së dielës, palombarë nga Klubi “Miq të Detit” - Burgas do të pastrojnë shtratin e detit përreth ishullit.
Gjatë fundjavës së midhjeve, miqtë e ishullit Shën Anastasia mund të provojnë midhjet e pjekura. Veçmas, ata kanë mundësinë të shijojnë birrën speciale bimore të ishullit, limonadë mjalti të bërë në shtëpi me gjethe mente të freskëta dhe pjata të tjera të shijshme në restorantin e ishullit. Për humorin e mirë të turistëve do të kujdesen muzikantët e Grupit “Goresht Pjasëk” (Rëra e Nxehtë).
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje edhe në disa shtëpi malore – dhe me qira mujore nën 400 euro. Qytete si Bansko, Sofja dhe Plovdiv..
Shoqata Sportive e Alpinizmit “Mlladost” në Bosilegrad të Serbisë, me mbështetjen e Komunës së Bosilegradit dhe Shoqatës së Alpinistëve të Serbisë, organizon ngjitjen e XII-të ndërkombëtare në majën Cërnook (1881 metra). Ngjarja do të mbahet më 16..
Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..