Sot është Dita e të Vdekurve, në Bullgari e quajmë gjithashtu Përshpirtjen e Qershisë për shkak të stinës së qershive.
Pas lutjes në kishë, bullgarët ortodoksë këmbejnë grurë të zier, bukë, verë, qershi, ëmbëlsira etj. me fjalët "Zoti t’i falë të vdekurit".
Besimtarët nuk merren me punë shtëpiake për t’i drejtuar mendimet e tyre tek ata që kanë kaluar në jetën e përtejme. Në Kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare ka tri Ditë të të Vdekurve dhe ato shënohen të shtunat para Kreshmës së Madhe, para Rrëshajave dhe para Ditës së Kryeengjëllit Mihail.
Fortesa Urviç përsëri zbulon sekretet e saj – këtë herë nga koha kur Sofja ka qenë Serdika romake. Një kullë trekëndore prej guri, e datuar nga fundi i shekullit të II, u zbulua nga arkeologët e rinj Dr. Filip Petrunov dhe Violina Kiriakova në ditët..
Ringjallja e shtetit bullgar pas pesë shekujsh sundimi osman është lidhur me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876 dhe Organizatën e Brendshme Revolucionare të themeluar më parë nga Vasill Levski . Pas Traktatit të Berlinit të vitit 1878,..
Përfunduan kërkimet arkeologjike nënujore në Gjirin Taukliman (i njohur edhe si Gjiri i Shpendëve), i cili ndodhet rreth 6 km në verilindje të Kepit Kaliakra. Në rrethinat e tij u lokalizuan dhjetëra objekte arkeologjike me vlerë të madhe historike:..