“Shpresoj se keni arritur në këtë detyrë të vështirë të përbërjes dhe strukturës së Këshillit të Ministrave”, tha Presidenti Rumen Radev, pasi “Ka një popull të tillë” - ITN ktheu të përmbushur mandatin për të formuar një qeveri. Sipas përbërjes së propozuar nga kryeministri i caktuar Pllamen Nikollov, qeveria do të ketë dy zëvendëskryeministra - Ministrin e Çështjeve Evropiane Radi Najdenov dhe Ministrin e Brendshëm - Petër Iliev. Deputeti i ITN Ivo Atanasov u propozua për Ministër të Drejtësisë në minutën e fundit. Rumen Radev uroi “Ka një popull të tillë” të vazhdojë në një dialog të hapur dhe konstruktiv në Kuvendin Popullor për të kërkuar mbështetjen e nevojshme parlamentare, të bashkuar nga qëllimet dhe përparësitë e përbashkëta në interes të qytetarëve bullgarë.
Më vonë Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin që i propozon Legjilasturës së 46-të të Kuvendit Popullor të zgjidh kandidatin nga “Ka një popull të tillë” Pllamen Nikollov si kryeministër, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..