Edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Kinemasë dokumentare „Master of Art“ do tëzhvillohet në 6 qytete –Sofje, Plovdiv, Varna, Stara Zagora, Bjala dhe Koprivshtica. “Zgjerimi i publikut është një çështje me prioritet për ne” – tha themeluesi i festivalit Najo Ticin. Edhe sivjet ai bashkë me bashkëshorten e tij këngëtaren operistike Aleksandrina Pendaçanska dhe këngëtaren xhaz Hillda Kazasjan, hapin një etapë të re në historinë e festivalit.
Në ditët nga 25 deri më 29 gusht në qytetin Koprivshtica „Master of Art“ kthehet në Festival të Arteve. Ai do të bashkojë në një mënyrë unike të kaluarën rilindëse të qytetit dhe kulturën moderne. Fillimi do të vihet me shfaqjen “POETËT”, në të cilën një nga aktorët më të njohur bullgar do të recitojë poezi bullgare. Një fakt kureshtar është se në kuadrin e veprimtarisë për herë të parë në historinë e qytetit Koprivshtica do të luajë Filarmonia e qytetit Pleven me dirigjent Najden Todorov. Më 26 gusht, muzikantët do të dalin me këngëtaren Ljusi Dakovska në skenën e hapur pranë Shkollës së Vjetër për të prezantuar programin “Mbrëmja e muzikës”.
Më 27 gusht, Aleksandrina Pendaçanska do të prezantojë një koncert operistik “Kjo jam unë”. Të nesërmen është koncert-shfaqja e këngëtares xhaz Hillda Kazasjan “Le të dëgjojmë kinema” me muzikë nga filmat e vjetër bullgarë.
11 janë dokumentarët në program, të cilët do të shfaqen në Vatrën e Kulturës “Haxhi Nenço D. Pallaveev – 1869”. Radioja Kombëtare Bullgare është partneri zyrtar mediatik i ngjarjes.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..
10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..
Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë..