Në sheshin “Sëedinenie” (Bashkim) në qytetin Plovdiv është ngritur një monument mbresëlënës , që të kujtojë ngjarjet historike të vitit 1885, kur Bullgaria arriti të ribashkojë dy gjysmat e saj – Rumelinë Lindore dhe Principatën e Bullgarisë.
Monumenti i Bashkimit në qytet u ngrit një shekull pas ngjarjes së rëndësishme. Vend qendror në kompozicionin 12 metrash skulpturor zë figura e një gruaje të re që mban një kurorë dafine mbi kokën e saj. Nga të dy anët janë përhapur në mënyrë madhështore krahët e një zogu, një simbol i synimit të bullgarëve ndaj unitetit dhe lirisë së të dy pjesëve të ndara të atdheut në vitet nga Çlirimi (1878) deri në 1885. Kurora është simbol i fitores së arritur. Skulptura është vepër e krijuesit të njohur me veprat e tij monumentale Veliçko Minekov. Deri në të na çon bulevardi më i gjatë në qytet “Gjashtë Shtatori”.
Në Sheshin “Sëedinenie” është edhe godina e ndërtuar për Kuvendin Rajonal të Rumelisë Lindore, e cila nuk arriti të përmbush funksionet e saj. Në të sot është një nga katër ekspozitat e Muzeut Historik Rajonal – “Bashkimi i Bullgarisë 1885”. Cilat janë eksponatet më të çmueshme në të do të mësoni nga botimi “Qyteti Plovdiv ruan kujtimin për ditën e lavdishme të Bashkimit në një ekspozitë të posaçme” nga koleksioni i Radio Bullgarisë
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..
Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i ndërtuar "si shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi osman në..