Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Koshere karriere” në Sofje si një pasqyrë të tregut të punës në kushtet e koronavirust

Foto: Inter Expo Center

IT specialistë, menaxherë të marketingut, punonjës në kompani të jashtme dhe konsulentë në fushën e biznesit dhe të financave – janë  ndër kuadrot më të kërkuara në tregun e punës për momentin. Këtë e tregon një anketimi i Radio Bullgarisë bërë gjatë forumit “Koshere karriere” që u organizuar në Sofje vitin e radhës nga Shoqata “Tuk-Tam” (Aty-Këtu). Kjo është veprimtaria më e madhe e cila takon bullgarë me përvojë dhe arsim të fituar jashtë vendit të cilët dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në Bullgari. Si rezultat i pandemisë së Covid-19, mijëra bullgarë të rinj u kthyen në shtëpi. Ndër ta mbizotërojnë specialistët e kualifikuar të cilët shumë shpejtë dhe shumë lehtë arrijnë të gjejnë punë të paguar mirë në atdhe. “Aktualisht shihet një kërkesë të madhe të njerëzve me gjuhë të huaja” – thotë Rostisllav Djankov, i cili punon në një kompani për kërkimin e kuadrove dhe shton:

“Industria e eksportit të shërbimeve zhvillohet me dinamikë të madhe, ekziston një kërkesë e vazhdueshme për staf të ri nga kompanitë. Përveç kësaj, shumë njerëz transferohen nga sektorë të tjerë si për shembull nga ai turistik te eksporti i shërbimeve pasi ata mund të shfrytëzojnë aftësitë e tyre gjuhësore për të zhvilluar potencialin në një sferë të re e cila nuk është aq prekur nga koronavirusi. Kompanitë tashmë filluan të ofrojnë trajnime në mënyrë që punonjësit e tyre të rinj më shpejtë të rikualifikohen dhe të përvetësojnë punën e re.”

Sipas Rostisllav Djankov në industrinë e eksportit të shërbimeve ndryshe nga sektorët e tjerë si turizmi, ka kërkim të krahut të punës. Gjithnjë e më shumë bullgarë që zotërojnë gjuhë të huaja dhe ata që kthehen nga jashtë i drejtohen kompanisë së tij për të kërkuar mundësi për realizim këtu. Përveç kësaj gjatë pandemisë shumë kompani filluan të ofrojnë mundësi për punë nga distanca. Në praktikë puna nga shtëpia kthehet në një alternativë të preferuar si nga kandidatët, ashtu edhe nga kompanitë.

Rostisllav Djankov

Ndër pjesëmarrësit e forumit të karrierës është dhe 24-vjeçarja Ralica Dodova. Ajo u diplomua për marketingun digjital në Holandë dhe tani ushtron specialitetin me praktikë të lirë në Bullgari. Pranon se akoma është në fillim të karrierës së vet profesionale. Sidoqoftë shpërthimi i pandemisë së koronavirusit ndryshoi planet e saj për t’u zhvilluar profesionalisht në Holandë.

Para një viti Ralica u kthye në vendlindje por asaj nuk i vjen keq për këtë. “Për fatin tim gjërat shkuan shumë shpejtë, kështu që siç thuhet çdo e keqe për të mirë! ”Rezulton se për momentin ekziston një larmi e madhe lojtarësh në fushën e marketingut në vendin tonë. Por sipas Ralica, kompanitë preferojnë të punësojnë njerëz me përvojë.

“Më bën përshtypje se ka shumë kërkesa për kuadro në sferën e menaxhimit të projekteve. Përveç kësaj kur aplikosh për një pozitë në fushën e marketingut del se kompanitë kërkojnë më tepër menaxher të marketingut, por jo stazhier ose ndonjëri të cilin ta trajnojnë. Më bëri përshtypje se ata nuk duan të investojnë kohë dhe para në trajnim të njerëzve. E merr pjesë në këtë forum të karrierës më tepër për të zgjeruar rrjetin tim të kontakteve profesionale, kështu që unë nuk shpresoj për një pozicion. Por, natyrisht, nëse dikush vendos që përvoja ime është e mjaftueshme për një pozicion drejtues, unë do ta filloja këtë” – tha në përfundim Ralica Dodova.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Inter Expo Center, Facebook/ Rostisllav Djankov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD
Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD

Standard&Poor's konfirmoi vlerësimin e Bullgarisë dhe perspektivën pozitive

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive...

botuar më 24-05-26 7.10.PD