Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasaporta bullgare lejon udhëtimin pa viza në 97 vende

Foto: arkiv

Pasaporta bullgare është në vendin e 10-të në listën e "Dokumenteve më të fuqishme të udhëtimit" në botë. Pasaporta bullgare mund të përdoret për të udhëtuar në 136 vende, në 97 prej tyre pa vizë, sipas Indeksit Global të Pasaportave më të Fuqishme - Arton Capital.

Renditja përfshin 199 vende dhe territore. Në vend të parë është pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila lejon udhëtim e lirë në 152 vende, nga të cilat 98 pa vizë. Bullgaria renditet e 10-ta bashkë me Rumaninë dhe Monakon. Me pasaportën bullgare mund të udhëtohet pa viza në Evropë, Turqi dhe në pjesën më të madhe të Amerikës Latine. Ndërsa për pothuajse të gjithë Azinë hyrja bëhet me vizë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gazetari Hristo Grozev

Gazetari Hristo Grozev në Berlin: Çmimi evropian vërteton se vitet e mundimit ia vlejnë

Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..

botuar më 25-10-11 12.17.MD
Natalija Efremova

Interes rekord për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të drejtuar për bullgarët jashtë vendit

Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..

botuar më 25-10-11 11.00.PD

Radioja Kombëtare Bullgare dëshiron të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..

botuar më 25-10-10 1.08.MD