Pasaporta bullgare është në vendin e 10-të në listën e "Dokumenteve më të fuqishme të udhëtimit" në botë. Pasaporta bullgare mund të përdoret për të udhëtuar në 136 vende, në 97 prej tyre pa vizë, sipas Indeksit Global të Pasaportave më të Fuqishme - Arton Capital.
Renditja përfshin 199 vende dhe territore. Në vend të parë është pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila lejon udhëtim e lirë në 152 vende, nga të cilat 98 pa vizë. Bullgaria renditet e 10-ta bashkë me Rumaninë dhe Monakon. Me pasaportën bullgare mund të udhëtohet pa viza në Evropë, Turqi dhe në pjesën më të madhe të Amerikës Latine. Ndërsa për pothuajse të gjithë Azinë hyrja bëhet me vizë.Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë. Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...
Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..
Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..
"Mësoni pa paragjykime dhe shërbejini një kauze të denjë" - kjo është motoja e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit Beijing Foreign..
Prej 4 vitesh, Neli Ickova është mësuese e historisë dhe gjeografisë në Shkollën Bullgare të së Dielës "Pejo Javorov" në Bruksel. Ajo rrëfen se ka..