Certifikatat e gjelbra do të hidhen kur vendi të hyjë në zonën e gjelbër, tha në një konferencë Ministri i Shëndetësisë në detyrë Stojço Kacarov.
"Masat nuk i detyrojnë njerëzit të vaksinohen. Ato zvogëlojnë rrezikun e përhapjes së virusit dhe ndikojnë vetëm në aktivitetet që janë të shprehura qartë në urdhër. Ato nuk vlejnë për administratën dhe kishat, " theksoi Ministri.
"Nëse asgjë nuk bëhet, kjo do të çojë në një bllokim të plotë të sistemit shëndetësor. Ne jemi të detyruar dhe do të jetë një papërgjegjshmëri e madhe të mos i ndërmarrim këto masa. Sepse me to ne mbrojmë edhe njerëzit që protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjet tona, " shtoi Kacarov.
Kundër certifikatave të gjelbra një protestë po mbahet para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë. Një kordon policie ruan hyrjen në ndërtesë. Protestuesit duan dorëheqjen e ministrit në detyrë Stojço Kacarov.
Sipas Ministrit, protestat kundër masave gjatë fushatës paraelektorale për zgjedhjen e parlamentit dhe presidentit janë politike.Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi në Kopenhagë se vendi ynë mbështet krijimin e një muri evropian kundër dronëve. Ai mori pjesë në takimin joformal të Këshillit Evropian në kryeqytetin danez, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. "Në një..
Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve në Bullgari, Kryeprokurorja Evropiane Laura Kövesi njoftoi arsyet për procedurat disiplinore të nisura kundërTeodora Georgieva, një përfaqësuese bullgare në Zyrën e Prokurorit Evropian. "Serioziteti i..
Gjatë natës në vend do të ketë vranësira të shpërndara, në shumë zona të pakta. Do të fryjë erë e dobët nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë..
Udhëheqësit e GERB dhe "DPS - Fillim i Ri" Bojko Borisov dhe Deljan Peevski kërkuan mbylljen e menjëhershme të Agjencisë Ekzekutive "Administrata e..
Deputetët nga "DPS-Fillimi i Ri" i Deljan Peevskit propozojnë krijimin e një komisioni të përkohshëm për konstatimin e fakteve dhe rrethanave në lidhje me..