Kapërcimi i hapësirave të mëdha të ajrit dhe ujit përmes materializimit të tyre në art – piktori dhe artisti Alzek Misheff vendos në altar lirinë e vetënjohjes, sepse nuk e ka pasur këtë mundësi në atdhe. Për 80-vjetorin e tij ai “vjen me veprat e veta” të renditura në ekspozitën e madhe retrospektive “ “Acqui-Milano-Sofia”, e vendosur në 13 sallat e Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative “Pallati” /“Dvoreca”/.

Si fëmijë ai është magjepsur nga tregimet e gjyshes së tij për babanë e saj, piktorin e ikonave Ivan Zograf nga Koçerinovo dhe ka filluar të pikturojë herët. Vite më vonë, Alzek Misheff, i cili ka lindur në qytetin Dupnica të Bullgarisë Jugperëndimore, kthehet në vendlindjen e tij për të treguar talentin e vet. Por pushtetit komunist nuk i pëlqejnë pikturat moderniste, prandaj ekspozita e tij mbyllet dhe aktivistët e milicisë dëmtojnë disa nga pikturat. Në të njëjtin vit, 1971, tridhjetë e një vjeçari Alzek arrin të kalojë fshehurazi kufijtë midis dy botëve rrënjësisht të ndryshme dhe të arrijë në Milano të Italisë.

"Fillova përsëri, duke kuptuar se abstraksionizmi im është jashtë modës dhe tashmë po punohet në një mënyrë tjetër", tha ai për Radio Bullgarinë. – Në fakt, karriera ime nisi në Graz, ku më ftuan në një bienale me temë “Identiteti”. Dhe aty, në shoqërinë e artistëve italianë, jugosllavë dhe austriakë, ndërtova një makinë të thjeshtë fluturuese për të ilustruar se si u arratisa nga Bullgaria. Kështu fillova të tregoja historitë e mia...”

Alcek Mishev i bën përshtypje botës artistike me performancat e tij.
Në vitin 1976 emri i bullgarit u shfaq në librin e kritikut italian të artit Achille Bonito Oliva "Evropa - Amerika - avangardat e ndryshme", duke paraqitur 30 artistët evropianë dhe 30 amerikanë më me ndikim. Në libër është përfshirë edhe një emër bullgar – ai i Kristos / Christo/. Sot dy artistët tërheqin njëkohësisht vëmendjen e publikut të kryeqytetit me më të mirën e punës së tyre në ekspozita paralele.

“Ne kemi diçka të përbashkët dhe ajo është se jemi vëllezër nga fati, jemi refugjatë”, thotë Alzek Misheff. – Edhe të dy jemi arratisur nga realizmi socialist, por rezultatet e veprimeve tona janë tejet të ndryshme. Ndërsa Kristo mbetet në qendër të artit modern dhe konceptualizmit dhe veprat e tij janë projekte skulpturore, të miat janë piktura dhe kujtime të gjërave të bëra disa kohë më parë.”

Megjithëse Alzek Misheff ndonjëherë e eksporton artin e vet nga studioja në hapësira të hapura, ai thotë se piktura është më e preferuara nga ai.
Veprat e Alzek Misheff, të cilat prezantojnë fluturimin e tij krijues, do të mbeten në “Pallat” deri më 21 nëntor 2021.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook /Istituto Italiano di Cultura Sofia dhe nationalgallery.bg
Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..
Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan..
Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..
Më 8 nëntor, në orën 19:00, në Sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, për herë të tretë do të shpërblehen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë të..
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar..